5 mënyra si uji i ftohtë ju ndihmon në shëndet dhe bukuri

spot_imgspot_img

Uji i freskët është një ide e mirë në verë dhe mbahet sa më larg në dimër, por ka disa sekrete që e bëjnë atë një vlerë të shtuar në çdo kohë të vitit.

Të pish ujë është një nga këshillat më të shpeshta të mjekëve pasi  ndihmon organizmin të qëndrojë i shëndetshëm dhe i hidratuar.

Të gjitha këto vlera të ujit do t’i rendisim në mënyrë që të përfitoni sa më shumë prej tij.

Ndiqni të gjitha këshillat mëposhtë dhe nisni t’i praktikoni që tani.

Kundër stresit

Nëse po kaloni një ditë stresuese apo sapo jeni kthyer në shtëpi nga një e tillë, mos harroni të shpëlani fytyrën me ujë të ftohtë.

Uji i ftohtë rregullon temperaturëne trupit si dhe rrahjet e shpejta të zemrës duke u kthyer kështu në një nga metodat më të mira të luftimit të ankthit e stresit.

Për flokë që shkëlqejnë

Uji si dhe ajri i ftohtë i ndihmon kutikual e flokëve të shkëlqejnë më shumë.

Prandaj mundohuni që pasi dushit t’i shpëlani dhe një herë flokët me ujë të ftohtë.

Për të humbur në peshë

Dietologët rekomandojnë konsumimine ujit të ftohtë si një mënyrë për të humbur në peshë.

Sipas tyre kjo metodë djeg deri në 70 kalori në ditë.

Kundër të djegurave

Ndoshta këshilla më e e njohur kur digjeni.

Sapo të digjeni lagni me ujë të rrjedhshëm e të ftohtë zonën e dëmtuar dhe mbajeni në atë mënyrë për 20 minuta.

Shëron qarkullimin dhe muskujt

Kalimi i ujit nga i ftohtë në të ngrohtë ndihmon në qarkullimin e mirë të gjakut.

Uji i ngrohtë ndihmon që gjaku qarkullojë në sipërfaqen e lëkurës dhe të përmirësojë punën e organeve.

Ndërsa uji i ftohtë e shtyn gjakun brenda, drejt organeve tuaja duke i mbajtur ato të ngrohta.

Dushet me ujë të ftohtë ndihmojnë edhe në shërimin dhe uljen e inflamacionit në muskuj.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Pandora: Rutina e flokëve pas ditëve të nxehta

Rikthe butësinë dhe lagështinë e flokëve pas vapës me një rutinë Pandora: hapa të butë, hidratuese dhe të zbatueshëm në 10 minuta.

Ushtrimet e shkurtra për gratë kosovare

10 minuta për energji, humor dhe qëndrim më të mirë – rutina e shpejtë që i përshtatet ditës tënde të zënë.

Shtatzënia: udhëzime të para për nënat

Je shtatzënë ose po planifikon? Këtu gjen shenjat kryesore, hapat e parë të kujdesit dhe mënyra si ta mbështesësh veten emocionalisht në ditët e para.

Materialet që zgjasin garderobën familjare

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik nga Kosovarja: si të dallosh materialet, të lexosh etiketat dhe të kujdesesh që garderoba familjare të zgjasë më shumë.