Ushqimet që nuk duhen konsumuar nëse vuani nga veshkat

spot_imgspot_img

Veshkat kanë përgjegjësi të madhe në organizëm. Ato filtrojnë gjakun, pastrojnë organizmin, prodhojnë hormone, dhe ruajnë ekuilibrat e mineraleve dhe lëngjeve. Sëmundjet e veshkave mund të shkaktohen nga alkoli i tepërt, viruset e Hepatitit, infeksionet e të tjerë.

Roli i ushqyerjes tek sëmundjet e veshkave.

Në varësi të llojit dhe progresit të sëmundjeve të veshkave, mjekët rekomandojnë regjime të caktuara dhe të përzgjedhura ushqimore.

Një regjim ushqimor i shëndetshëm për veshkat ka dy rregulla kryesore: jo më shumë se 2000 mg kripë dhe kalium në ditë dhe jo më shumë se 1000 mg fosfor në ditë.

Veshkat e dëmtuara kanë probleme në filtrimin e mbetjeve dhe proteinave.

Ushqimet që duhet shmangur nëse vuani nga veshkat

Pijet e gazuara me ngjyrues dhe aditivë

Këto pije përmbajnë kalori, sheqerna dhe shumë fosfor.

Në 200 ml pije të gazuar me ngjyrë të errët gjendet nga 50 deri në 100 mg fosfor.

Ushqimet e knservuara

Ushqimet e konservuara përmbajnë shumë kripë.

Në varësi të produktit, ato e rrisin sasinë e sodiumit në organizëm nga 33 deri në 80 përqind.

Gjalpi i tepërt

Produktet e bulmetit specifikisht gjalpi përmban shumë fosfor, kalium dhe proteinë.

Konsumi i tij duhet të jetë i kufizuar.

Në rastin e sëmundjeve të veshkave, gjalpi në sasi të tepruara duhet të shmanget.

Sallamrat

Mishrat e përpunuar siç janë sallamet dhe salçicet përmbajnë shumë kripë dhe proteina.

Këshilloheni që konsumi i tyre të jetë i kufizuar.

Biskotat dhe Patatinat

Këto produkte përmbajnë shumë kripë, por edhe kalium.

Ngrënia në sasi të mëdha e tyre shkakton vështirësi për veshkat.

Një fjalë të fundit

Regjimet ushqimore dhe rekomandimet për marrjen e ushqyesve të duhur bazohen në progresin e sëmundjes.

Ato mund të përcaktohen më së miri nga një ekspert ushqimor dhe një mjek specialist.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Pandora: Rutina e flokëve pas ditëve të nxehta

Rikthe butësinë dhe lagështinë e flokëve pas vapës me një rutinë Pandora: hapa të butë, hidratuese dhe të zbatueshëm në 10 minuta.

Ushtrimet e shkurtra për gratë kosovare

10 minuta për energji, humor dhe qëndrim më të mirë – rutina e shpejtë që i përshtatet ditës tënde të zënë.

Shtatzënia: udhëzime të para për nënat

Je shtatzënë ose po planifikon? Këtu gjen shenjat kryesore, hapat e parë të kujdesit dhe mënyra si ta mbështesësh veten emocionalisht në ditët e para.

Materialet që zgjasin garderobën familjare

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik nga Kosovarja: si të dallosh materialet, të lexosh etiketat dhe të kujdesesh që garderoba familjare të zgjasë më shumë.