7 arsye pse duhet të bëni joga çdo mëngjes

spot_imgspot_img

Ja pse duhet të filloni të bëni joga që prej sot. Kur kemi përgjegjësi dhe përkushtime të ndryshme, siç janë puna, shkolla, familja etj, është normale që të harrojmë diçka ose thjeshtë ta neglizhojmë.

Për këtë arsye një numër i madh i personave e lënë pas dore kujdesin për veten siç janë ushtrimet dhe ushqimi i shëndetshëm, raporton “Allsussed”.

Çka nëse zgjidhja e këti problemi zgjatë vetem 10-15 minuta në ditë? Përgjigjja është joga. Jo vetëm se do ju ndihmoj të jetoni më shendetshëm por edhe do ndikoj në humorin tuaj.

Këto janë arsyet:

 Joga rrit nivelet e energjisë

Jeta e përditshme mund të jetë shumë e lodhshme dhe përveç një diete të ekuilibruar mirë, futja e jogës në rutinën tuaj mund të sjellë rritje të energjisë, përmirësimin e humorit dhe mbajtjen më aktive gjatë gjithë ditës.

Joga përmirëson fokusin

Joga është ndoshta një nga metodat më të vjetra për të përmirësuar përqendrimin. Në një shoqëri te mbushur me stres dhe irritime të pa ndërprera, joga mund të sigurojë një burim qetësie në kokën tuaj.

Joga i jep forcë dhe qëndrueshmëri trupit

Joga mund të jetë një stërvitje me trup të plotë dhe një mënyrë e shkëlqyeshme për të forcuar muskujt tuaj. Madje ka studime për ta demonstruar këtë. Praktikimi i rregullt nuk do të shtojë masë muskulore siç bën ngritja e peshave. Por kjo do të ndërtojë forcë, fleksibilitet dhe do t’ju japë një formë më të theksuar të muskujve.

Joga ul nivelet e stresit

Joga ndihmon praktikuesit për të zvogëluar nivelin e stresit që jeta moderne mund të sjellë. Përqendrimi në pozat që mbani dhe sinkronizimi i lëvizjeve me frymëmarrjen ju shtynë të qetësoni mendjen.

Joga përmirëson tretjen dhe rrit metabolizmin

Ayurveda, është shkenca e mjekësisë së jogës, thotë se shëndeti jonë i përgjithshëm përcaktohet pjesërisht nga shëndeti i sistemit tonë të tretjes. Joga në mëngjes herët i jep fillimit sistemit tuaj të tretjes dhe e ndihmon atë jo vetëm për të metabolizuar karbohidratet dhe yndyrnat më lehtë, por edhe për të thithur vitamina dhe minerale dhe për të lëshuar toksina në mënyrë më efektive.

Joga parandalon dëmtimet dhe dhimbjet

Joga shtrinë dhe zgjatë trupin tuaj duke rritur fleksibilitetin e shtyllës kurrizore, e cila ndihmon në parandalimin e lëndimeve. Kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse pjesë të mëdha të ditës tuaj kaloni ulur në një tavolinë dhe duke punuar në një kompjuter.

Joga ju ndihmon të merrni frymë më mirë

Frymëmarrja thellë, në një mënyrë të qetë dhe të kontrolluar është një pjesë thelbësore e praktikimit të jogës. Praktika e kontrollit të frymëmarrjes, përqendrohet në ngadalësimin e frymëmarrjes tuaj dhe marrjen e frymëmarrjeve të plota dhe të thella. Frymëmarrja siç duhet dhe plotësisht mund të ndihmojë në rritjen e kapacitetit të mushkërive dhe aftësinë për të marrë dhe përpunuar oksigjenin, të cilit i duhet trupit për të funksionuar në mënyrë efikase.

Nëse jeni i ri në joga, filloni me këtë rutinë të shkëlqyeshme 15 minutëshe për fillestarët që mund ta përdorni në mëngjes ose në çdo koh

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Pandora: Rutina e flokëve pas ditëve të nxehta

Rikthe butësinë dhe lagështinë e flokëve pas vapës me një rutinë Pandora: hapa të butë, hidratuese dhe të zbatueshëm në 10 minuta.

Ushtrimet e shkurtra për gratë kosovare

10 minuta për energji, humor dhe qëndrim më të mirë – rutina e shpejtë që i përshtatet ditës tënde të zënë.

Shtatzënia: udhëzime të para për nënat

Je shtatzënë ose po planifikon? Këtu gjen shenjat kryesore, hapat e parë të kujdesit dhe mënyra si ta mbështesësh veten emocionalisht në ditët e para.

Materialet që zgjasin garderobën familjare

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik nga Kosovarja: si të dallosh materialet, të lexosh etiketat dhe të kujdesesh që garderoba familjare të zgjasë më shumë.