A duhet ti ushqejmë bebet me ujë?

spot_imgspot_img

Bebet nuk kanë nevojë për ujë në të njëjtën mënyrë si fëmijët dhe të rriturit, madje edhe në një ditë të nxehtë vere.Sipas një studimi të botuar nga NHS Greater Glasgow and Clyde, qumështi i gjirit është tepër i pasur me ujë me një përqendrim të ulët të elektroliteve.

Kjo do të thotë që qumështi i gjirit mund të hidratojë mjaftueshëm foshnjën tuaj për gjashtë muajt e parë të jetës së tij.

Danielle Stringer, një pediatre e njohur ndryshe si KidNurse, përshkroi arsyet pse prindërit duhet të shmangin shuarjen e etjes së foshnjave me ujë kur ata janë shumë të vegjël.

“Bebet nuk kanë nevojë për ujë në të njëjtën mënyrë si të rriturit. Në fakt, foshnjave nuk duhet t’u ofrohet ujë derisa të bëhen gjashtë muajsh”, shkroi në blogun e saj.

Nëse një foshnje i jepet shumë ujë, kjo mund të rezultojë në dehje nga uji, sipas Stringer.

Stringer këshilloi që foshnjat që janë gjashtë muajshe duhet të konsumojnë vetëm 59 mililitra ujë në 24 orë deri në ditëlindjen e tyre të parë. Gjithmonë duhet të kërkoni këshilla profesionale nga mjeku juaj.

Gjithmonë përdorni ujë të zier në një temperaturë prej të paktën 70C kur përgatitni një ushqim. Mos harroni të lini ushqimin të ftohet para se t’ia jepni foshnjës suaj, shton ajo.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Ushqimi në vapë: 4 rregulla për frigoriferin dhe mbetjet e drekës

Në ditët e nxehta, ruajtja e ushqimit kërkon kujdes të shtuar. Artikulli përmbledh katër rregulla praktike për frigoriferin dhe mënyrën e trajtimit të mbetjeve të drekës, duke u bazuar në udhëzimet e higjienës ushqimore.

Pas pushimeve, sërish rutina: biseda 20-minutëshe që e ndan ngarkesën në çift

Si ta ktheni ritmin pas pushimeve pa u ndjerë të mbingarkuar: një bisedë 20-minutëshe, e përgatitur e e përqendruar, mund të ndihmojë çiftin të ndajë detyrat dhe të mbajë mirëqenien mendore.

“Nuk dua të kthehem në shkollë”: si ta dëgjoni fëmijën pa ia minimizuar shqetësimin

Kur një fëmijë thotë “Nuk dua të kthehem në shkollë”, prindërit mund të ndihen të paudhëzuar. Artikulli shpjegon si ta dëgjoni fëmijën, si të dalloni kur ankthi është problem dhe kur të kërkoni ndihmë profesionale.

Sallatë verore me qiqra, domate dhe kastravec: drekë e shpejtë në 15 minuta

Një recetë e shpejtë dhe e freskët për drekë: sallatë me qiqra, domate dhe kastravec që përmbush parimet e një diete të shëndetshme dhe udhëzimet bazë të higjienës ushqimore.