Dafina së shpejti me projekt të ri muzikor

spot_imgspot_img

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, duket se ka nisur punën për projektin e ri muzikor. Kjo është bërë e ditur përmes rrjeteve sociale, nga fansat e 31 vjeçares të cilët këtë e kanë zbuluar me anë të një fotografie të ndarë në InstaStory.

Në postim thuhet se ‘Zeqiri po vjen me një projekt të ri të quajtur Zili dhe se fotografitë e fundit janë nga prapaskenat e xhirimeve të klipit’.

Ndërkohë, Dafina të njëjtin e ka ripostuar në faqen zyrtare të saj, ku në një mënyrë e konfirmon projektin e radhës.

Ndonëse nuk ka treguar më shumë detaje, Dafina edhe këtë herë shfaqet me plot stil e ‘look’ të veçantë.

Sa i përket projekteve të reja, “Million $” mban titullin kënga e fundit që ka lansuar, e cila deri më tani ka kaluar shifrën e 7.7 milionë klikimeve në YouTube.

Ndërsa tani, presim të shohim se çfarë ka përgatitur ajo për admiruesit e shumtë të muzikës së saj.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Hyrja e shtëpisë: organizim që mikpret

Kthe hyrjen në një kënd mikpritës: rend i zgjuar, siguri e qetë dhe dekorime të ngrohta që përshëndesin familjen dhe mysafirët pa rrëmujë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe kujdesi i shpejtë

Ndarje e zgjuar e produkteve, kontroll i afateve dhe rutinë 10‑minutëshe që mbron flokët nga dielli, klori dhe stinët – praktikisht, çdo ditë.

Foshnja juaj: Rutinë ushqimi dhe siguri 6–12 muaj

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik për ushqimin dhe sigurinë e foshnjës 6–12 muaj: rutinë e qëndrueshme, hapa të thjeshtë dhe mjedis i sigurt në shtëpi.

Gardërobë kapsulë për mot të ndryshueshëm

Ndërto një gardërobë kapsulë që përballon shi, erë dhe diell brenda ditës, me materiale që zgjasin dhe kombinime praktike Kosovë–Zvicër.