Pse dushi i ftohtë është i mirë për lëkurën?

spot_imgspot_img

Dushin e ftohtë rrallë e herë e mendojmë si opsion, por do ta shihni me tjetër sy pas këtij artikulli. Dushi i ftohtë do të ndihmonte në rritjen e energjisë dhe jo vetëm. Të lahesh me pak ujë të ftohtë apo të vakët vjen me shumë përfitime për lëkurën. Cilat janë ato, i gjeni më poshtë.

  1. I jep lëkurës shkëlqim

Një shpëlarje në fund të dushit me ujë paksa të ftohtë e ndihmon fytyrën të qëndrojë e re dhe e freskët për shumë kohë.

  1. Parandalon plakjen e lëkurës

Uji i ftohtë aktivizon sistemin nervor dhe trupi çliron hormone dhe kimikate që luftojnë stresin, faktor shumë i rëndësishëm në plakjen e parakohshme.

  1. Zvogëlon poret

Uji i ftohtë/vakët minimizon poret. I jep fytyrës freski dhe ka tendencë ta zbardhë lëkurën, ndryshe nga i nxehti që e lë paksa të fryrë ose të kuqe.

  1. Parandalon problemet e lëkurës që lidhen me stresin

Me rritjen e “hormonit të lumturisë”, ulet niveli i stresit dhe rrjedhimisht çdo akne apo shenjë tjetër në lëkurë zhduket.

Burimi: Bright Side

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Shëndeti seksual në marrëdhënie me distancë

Këshilla të qarta për intimitetin dhe shëndetin seksual në lidhje me distancë: komunikim i hapur, kufij, siguri digjitale dhe mbështetje emocionale.

Materialet që zgjasin garderobën familjare

Zgjidh materialet e duhura dhe mëso kujdesin e thjeshtë që ruan formën, ngjyrën dhe funksionin e rrobave në një garderobë familjare Kosovë–Zvicër.

Këshilla për shëndetin e grave

Hapa të thjeshtë për lëvizje, ushqim, gjumë dhe menaxhim stresi, plus shenjat kur vetë‑kujdesi nuk mjafton. Udhëzues praktik nga Kosovarja.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe afatet

Udhëzues praktik i Kosovarja për t’i renditur produktet e flokëve, për të lexuar PAO dhe për të ruajtur sigurt, që rutina të jetë e shpejtë dhe efektive.