Studimi që tregon se si ta kuptoni se iu ka humbur shija si pasojë e Covid-19

spot_imgspot_img

Humbja e aftësisë për të nuhatur që mund të shoqërojë Coronavirusin është unike dhe e ndryshme nga ajo që përjetohet nga dikush është thjesht i ftohur ose i prekur nga gripi i zakonshëm.

Ky është përfundimi që kanë nxjerrë studiuesit evropianë pas analizave të bazuara tek pacientët e infektuar.

Në një artikull të fundit, publikuar në BBC, thuhet se kur pacientët COVID-19 humbasin aftësinë për të nuhatur, zakonisht nuk e kanë hundën të bllokuar. Shumica e njerëzve me Coronavirus ende mund të marrin frymë lirshëm.

Një tjetër karakteristikë, e cila njihet tashmë edhe si simptomë e virusit është humbja e vërtetë e shijes.

Pacientët me Coronavirus që nuk mund të shijojnë asgjë me të vërtetë dhe nuk mund të dallojnë nëse një ushqim është i ëmbël apo i hidhur.

Ekspertët dyshojnë se kjo ndodh për shkak se virusi pandemik ndikon në qelizat nervore të përfshira drejtpërdrejt tek nuhatja dhe ndjesia e shijes.

Simptomat kryesore të Coronavirusit janë:

– temperaturë të lartë
– kollë e re, e vazhdueshme
– humbje e nuhatjes ose e aftësisë për të shijuar

Kushdo që ka këto simptoma duhet të izolohet dhe të bëjë testin për të parë nëse ka virusin. Pjesëtarët e familjes së tyre duhet të izolohen gjithashtu për të parandaluar përhapjen e mundshme.

Prof. Carl Philpott, nga Universiteti i Anglisë Lindore, kreu teste për aftësinë e nuhatjes dhe të shijes tek 30 vullnetarë: 10 me Covid-19, 10 me ftohje të rëndë dhe 10 të tjerë të shëndetshëm, pa simptoma të ftohjes dhe gripit.

Humbja e nuhatjes ishte shumë më e madhe tek pacientët me COVID-19. Ata ishin më pak të aftë të identifikonin aromat dhe nuk ishin në gjendje të dallonin shijet e hidhura ose të ëmbla fare.

Prof. Philpott tha: “Kjo është shumë emocionuese, sepse do të thotë që testet e aromës dhe shijes mund të përdoren për të bërë dallimin midis pacientëve COVID-19 dhe personave të ftohur ose me grip”.

Ai tha se njerëzit mund të testojnë nuhatjen dhe shijen në shtëpi duke përdorur produkte si kafe, hudhra, portokall ose limona dhe sheqer.

Aftësitë për të nuhatur dhe shijuar kthehen brenda disa javësh në shumicën e njerëzve që shërohen nga Coronavirusi, shtoi ai.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Dashuria dhe shëndeti seksual në distancë

Distanca kërkon komunikim të qartë, kufij të sigurt dhe rituale të vogla që mbajnë gjallë intimitetin. Ja si ta ruash afërsinë emocionale dhe seksuale.

Veshmbathje: Shtresa dhe materiale për mot të ndryshueshëm

Shtreso me mend për ditë me diell, shi dhe freski: materiale të zgjedhura, kujdes i thjeshtë dhe një kapsulë familjare që funksionon Kosovë–Zvicër.

Kalkulator për lëvizje dhe qëndrimin gjatë ditës

Planifiko mikrolëvizje, ndërprerje të shkurtra dhe kontroll qëndrimi për një ditë më aktive. Udhëzues praktik nga Kosovarja për të balancuar uljen, lëvizjen dhe qëndrimin.

Pandora: Rutina e shpejtë për flokët pas diellit

Pas diellit dhe nxehtësisë, kjo rutinë e shpejtë nga Pandora te Kosovarja freskon skalpin, heq mbetjet dhe rikthen butësinë e flokëve me hapa të thjeshtë.