Avantazhi i femrave që lindin pas moshës 33 vjeçare

spot_imgspot_img

Nënat e sotme kanë shuam për të bërë. Disa prej tyre bëjnë një shkëputje të vogël nga puna, por nuk heqin dorë nga karriera në mënyrë të përhershme. E thënë me fjalë të tjera, mëmësia nuk përjashton heqjen dorë nga karriera, apo ambicia profesionale e suksesi.

Kjo është një nga arsyet që edhe fëmijët lindin me vonesë dhe kanë diferenca të mëdha moshe me prindërit. Sipas një studimi të bërë nga shkolla e mjekësisë në Universitetin e Bostonit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, lindja në moshë të vonë, ka impakt tejet pozitiv në jetën e nënës. Një shtatzëni pas moshës 33 vjeçare u dyfishon mundësinë e jetesës deri në moshën 95 vjeçare të gjitha femrave, në krahasim me gjithë të tjerat, të cilat lindin para moshës 30 vjeç.

“Kjo nuk do të thotë që të gjitha femrat duhet të presin deri sa të arrijnë këtë moshë për të lindur një fëmijë, vetëm për të rritur jetëgjatësinë. Ato mund të bëjnë fëmijën e fundit në këtë moshë, por mos harroni që në këtë mënyrë rritet edhe vështirësia e lindjes së fëmijëve si dhe aftësitë riprodhuese nisin të zbehen”, ka thënë Thomas Perls, mësues i mjekësisë dhe bashkëpunëtor në kërkim. /kosovarja.ch/

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Kuzhina e vogël: organizim dhe siguri

Kuzhina e vogël bëhet praktike kur rendi dhe siguria ecin bashkë. Mëso si të rregullosh hapësirën, të ruash pastruesit dhe të reagosh ndaj ekspozimit.

Kutinë make-up: organizim dhe afate përdorimi

Organizo kutinë tënde të make-up-it me hapa të thjeshtë: kategorizim, etiketim me PAO dhe ruajtje higjienike, që rutina jote të jetë më e shpejtë dhe më e sigurt.

Adoleshenca: Rutinë pas shkollës për provime

Një rutinë e thjeshtë pas shkollës të jep fokus për mësim dhe kohë për pushim. Shiko hapa praktikë dhe rol mbështetës të prindërve.

Shtresa praktike për motin e ndryshueshëm

Udhëzues i shkurtër për shtresim të mençur në mot të paqëndrueshëm Kosovë–Zvicër: si të zgjedhësh materiale, si t’i organizosh shtresat dhe si të kujdesesh që të zgjasin.