Po,po, mirë e keni lexuar. Dikush e ka problem të madh se si të shtojë peshë, njejtë si të tjerët që kanë problem se si të dobësohen, bile edhe më rëndë. Tek personat me BMI (Indeksin e masës trupore) të ulët, respektivisht tek personat e nënushqyer, mund të vijë deri tek dobësimi i shëndetit, ashtu sikur edhe tek ata me mbipeshë. Kuptohet, krejtësisht faktorë tjerë janë në pyetje, prandaj tek personat e nënushqyer problemi më i madh është imuniteti i dobët, eshtrat e dobët dhe lodhje e përgjithshme për shkak të mungesës së energjisë. Nëse Indeksi i masës trupore është më i ulët se ai optimal, ai person do të duhej që të shtojë peshë në mënyrë që të ulë rreziqet për shëndetin.

Arsya se pse dikush është i nënushqyer mund të jetë nga natyra mjekësore, si për shembull, kur është e ngritur puna e gjëndrrës tiroide. Tek anoreksia gjithashtu ekziston problemi me nënushqyeshmërinë. Për këtë është shumë me rëndësi që me ndihmën e mjekut të kuptoni se cili është shkaku, dhe nëse nuk është ndonjë sëmundje apo gjendje, atëherë mundeni që të merrni frymë lirshëm… Stresi dhe problemet emocionale gjithashtu mund të sjellin deri tek nënushqyeshmëria. Disa dieta që janë rigoroze tejmase, të cilat i gjeni nëpër magazina të ndryshme dhe në internet, gjithashtu mund të jenë shkaktarë. Nëse keni për për qëllim që të arrini BMI optimal, thjesht ju duhet që të ndryshoni shprehitë e deritanishme të të ushqyerit, të cilat ju kanë sjellë deri tek ky problem.

Pse dikush është i nënushqyer?

Nëse i shënoni në kalkulatorin e BMI të dhënat tuaja dhe fitoni përgjigjen se jeni në nivelin ‚e nënushqyer‘, mendoni në arsyet dhe pyeten i veten:

  • A mos keni qenë të sëmurë?
  • A jeni ushqyer shëndetshëm apo keni tejkaluar vaktet dhe keni ngrënë vetëm ca imtësira, si biskota, çipsa apo shkopinj të njelmët?
  • A keni apetit, ndoshta jeni të mërzitur apo keni stres në punë apo në shtëpi?
  • A mos jeni duke u munduar që të dobësoheni?
  • A është më e rëndësishme për ju dukja atraktive, apo të keni peshë të shëndetshme?
  • A mos i ikni ushqimit për shkak se mendoni që në atë mënyrë keni kontrollë më të madhe?

Ekzistojnë së paku katër arsye se pse është keq që të jeni të nënushqyer, si në momentin e tanishëm, poashtu edhe në të ardhmen:

  1. Nëse jeni të nënushqyer, sipas të gjitha gjasave ju mungojnë materiet e nevojshme ushqyese të cilat i nevojiten trupit që të funksionojë në mënyrë normale. Kalciumi, për shembull, është i nevojshëm për mbajtjen e eshtrave të shëndoshë dhe të fortë. Më pak kalcium do të thotë rrezik më i madh nga osteoporoza në të ardhmen.
  2. Nëse nuk merrni mjaftueshëm hekur, mund të fitoni anemi (mungesë të rruzave të kuqe të gjakut) për shkak të së cilës ndjeheni të lodhur dhe të rraskapitur.
  3. Imuniteti juaj nuk është në maksimum kur jeni të nënushqyer, prandaj lehtë sëmureni nga ftohjet, gripi dhe infeksionet tjera.
  4. Për femrën e nënushqyer janë të mundshme edhe komplikimet me vonesën e ciklit menstrual (amenorea) dhe vështirësi për të mbetur shtatzanë, e gjithashtu ekziston edhe rreziku për plleshmërinë.

Ushqim i shëndetshëm për peshë të shëndetshme

Pesha e shëndetshme nuk arrihet brenda natës. Përgjigja në pyetjen se si të shtoj peshë është: gradualisht, duke marrë ushqime me vlera nutritive, dhe assesi ushqim të shpejtë. është shumë me rëndësi që të mos i ’nënshtroheni‘ tortave, ëmbëlsirave, hamburgerëve, patateve të fërguara, pijeve të gazuara dhe ushqimeve tjera me shumë kalori dhe pijeve pa vlera nutritive, sepse në atë mënyrë vetëm do të shtresoni yndyrërat, por jo edhe masën muskulore. Prandaj, bazoni ushqimin në tre vakte kryesore dhe dy deri në tri mes-vakte gjatë ditës.

Në ushqim shfrytëzoni karbohidrate komplekse (jo sheqer) sikurse pastat integrale, orizit integral, patates, farërat, si bazë të ushqimit tuaj. Hani mjaft pemë dhe perime, ato janë shumë të nevojshme për vitaminat, mineraleet dhe fibrat. Zgjedhni burime të mira të proteinave: peshk, mish, bizele. Merrni mjaftueshëm kalcium nëpërmes qumështit dhe produkteve të tij. Gjithashtu, mos e teproni me yndyrërat e ngopura dhe ushqimin industrial, si dhe ëmbëlsirat. Mos pini pije të gazuara, ato me të vërtetë të shtojnë në peshë, mirëpo bashkë me të ju sjellin edhe problemet. Nga çokolata mundet vetëm ajo e zezë, mirëpo edhe me të mos e teproni.

Nëse praktikoni ushqim vegjetarian, zëvendësoni mishin me burime tjera të albuminave. Prodhimet e sojës janë alternativë, si dhe kikirikat. Nëse doni që të ëlbëlsoheni, hani për shembull, puding. Zgjedhni burime të yndyrërave të pangopura, vaj ulliri, farëra dhe pemëve me bërthama (arra, badem, lajthi etj). Mos prisni shpejtësi të madhe në shtimin e kilogramëve, sepse shumë më lehtë është që të dobësoheni, sesa të shtoni në peshë.

Personat më të moshuar hanë pa vetëdije më pak se sa është e nevojshme dhe në atë mënyrë humbin në peshë. Kjo nuk është ndodhi e rrallë në mesin e pensionistëve tanë. Nëse e krahasojmë BMI tek popullata e moshuar, përqindja shumë më e madhe e tyre janë nën vlerat normale sesa mbi to.

Tani kur e dini se si të shtoni në peshë, filloni menjëherë të ndërmerrni diçka!