10 C
Priština
More

    Si të mbroni fëmijët nga insektet

    spot_imgspot_img

    Në sezonin veror është njëkohësisht edhe sezon kur gjallërojnë dhe kafshojnë insekte të ndryshme, nga mushkonjat, bletët, grerëzat, brumbujt, merimangat, si dhe më të rrezikshmet- rriqërat, të cilat transmetojnë sëmundje të rrezikshme.

    Nëse rriqërat largohen nga trupi në periudhë 12 deri 24 orë nga kafshimi, rreziku i sëmundjes zvogëlohet dukshëm. Është mirë që pas shetitjes me fëmijët, prindërit t’i kontrollojnë dhe nëse hasin në rriqër ta dërgojnë fëmijën në kontroll. Rriqërat pastaj dërgohen në ekzaminim, mirëpo që të mbrohemi është mirë të kemi rroba që mbulojnë trupin.

    Sa i përket kafshimit nga insektet tjera, grerëza dhe bleta mund të shkaktojnë reagime dhe alergji andaj nëse ekziston irritim i lëkurës atëherë është mirë të përdorni ndonjë preparat kundër kafshimit të insekteve dhe nëse irritimi vazhdon atëherë është mirë të vizitohet mjeku.

    Mushkonjat

    kafshimi i mushkonjës është i butë dhe nuk shkakton reagim të padëshirueshëm. Problemet paraqiten nëse fëmija është alergjik dhe përjeton numër të madh të kafshimeve.

    Nëse vendi i kafshuar theksohet më tepër se zakonisht, atëherë konsultohuni me mjekun që të ju japë shurup antihistaminik. Ilaçi do të zbutë reagimin e organizmit dhe vendi i ënjtur do të ulet, andaj fëmija do të flejë i qetë. Kafshimi i mushkonjës është i rrezikshëm nëse vendi i kafshimit është afër syrit dhe kur vendi të fryhet mund të pengojë të pamurit. Në kafshim të mushkonjës, rrallëherë lajmërohet alergji e tërë organizmit, simptomat janë frymëmarrje e shpejtuar, kollitje dhe rraskapitje.

    Bleta dhe grerëza

    Kafshimet janë me dhembje ndërsa vendi i kafshimit është i theksuar, vendet më të zakonshme të kafshimit janë duart dhe këmbët.

    Në vendin e kafshimit duhet të vendosni akull apo mbështjellës të ftohtë, nëse thumbi është në lëkurë së pari duhet menjanuar sepse vazhdon të „shtrydh“ helmin. Nëse reaksioni është i zakonshëm atëherë nuk ka nevojë për mjek mirëpo nëse grerëza e kafshon fëmijën në buzë atëherë urgjentisht dërgojeni në mjek sepse ënjtja e gjuhës apo fytit mund të bllokojë frymëmarrjen.

    Rriqërat

    Rriqërat zakonisht gjenden në vende me bar nga mund të ngjiten në këmbë, por ka edhe në pemë me çka mund të ngjiten edhe në qafë, krahë. Nëse e merrni fëmijën në natyrë në sezonin e rriqërave atëherë përdorni ndonjë preparat që largon insektet. Për çdo natë kur pastroni fëmijën në banjo, duhet kontrolluar lëkurën e posaçërisht nënsqetullat dhe ijet. Që rriqëra të menjanohet, preferohet të shkoni tek mjeku sepse mund t’i mbetet koka brenda në trupin tuaj. Rriqërat transmetojnë një sëmundje të rrezikshme andaj preferohet pas largimit nga trupi të merren antibiotikë.

    Merimangat

    Merimangat rrallëherë bëjnë probleme, reagimi ndaj kafshimit të tyre është i ngjashëm me atë të mushkonjave. Ënjtja është më e madhe dhe më e fortë dhe zgjat një ditë më shumë se i mushkonjës.

    Pleshtat

    Në fshat pleshtat janë dukuri e zakonshme, fëmijëve mund t`ju pengojnë nëse kanë qenë në kontakt me ndonjë kafshë shtëpiake. Në kontakt me pleshtat kafshimet janë të vogla dhe grupore, pas një kohe marrin ngjyrën vjollcë dhe mund të qëndrojnë deri në 10 ditë. Rrallë herë mund të ndodh të ketë komplikime.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...