5 Mënyrat për të mos u shqetësuar gjatë shtatëzanisë

spot_imgspot_img

Kaloni kohë me miq dhe krijoni marrëdhënie pozitive

Si mund të dini nëse miqtë tuaj janë të mirë për ju? “Kushtoni vëmendje mënyrës se si ju ndjeheni kur jeni përreth tyre”, thekson Adrianne Ahern, një psikologe në San Diego, California. Nëse ndjeheni mirë kur jeni në shoqërinë e dikujt, atëherë kjo do të thotë se ai person sjell gëzim në jetën tuaj. Për fat të keq, shumica prej nesh jemi të rrethuar me njerëz negative në jetën tonë. nëse një mik ose i afërm ju bën të ndiheni keq, përpiquni ta shmangni atë person gjatë shtatëzanisë. “Kjo nuk ka të bëjë me fajësimin e personit, por me mbrojtjen dhe kujdesin ndaj vetes”, thotë Ahern. Më vonë mund të vendosni se a ia vlen të vendosni miqësinë apo të konfrontoheni me personin rreth ndjenjave tuaja.

Merrni pushim

Kur të ndjeni veten se jeni mërzitur për diçka, merrni pushim të shkurtër. Disa minuta duke medituar, duke lexuar një revistë, duke folur me nje mik apo thjeshtë edhe një shetitje mund të jetë ajo për çka ju keni nevojë. “Të qetësosh mendjen qoftë edhe për 5 minuta, mund të përmirësojë rrahjet e zemrës suaj, presionin e gjakut, frymëmarrjen dhe sistemin imunitar”, thekson Fremon Powell.

Mbani përgjigjen tuaj gati

A ju shqetëson fakti kur njerëzit vazhdimisht ju prekin barkun ose komentojnë peshën tuaj? “Duke pasur disa përgjigje të planifikuara, mund t’ju ndihmojë të tejkaloni bisedat e vështira”, thotë Fremon Powell. Në vend që të mërziteni kur dikush ju bën koment të pandjeshëm, përgjigjuni në mënyrë të zgjuar për t’i kundërshtuar fjalët e panevojshme.

Bëni stërvitje

Çdo lloj aktiviteti fizik lehtëson tensionin dhe liron endorfinin për disponim të mirë. Nëse mjeku juaj shëndetësor ju ka dhënë lejen për të bërë ushtrime, shkoni për një shetitje plot me energji, për një not të fuqishëm, ose praktikoni seanca paralindjes për yoga, me një fjalë, çdo gjë që e bën gjakun tuaj të pulsojë dhe pompojë.

Merrni frymë thellë

Nëse e ndjeni veten të tensionuar, ka gjasa se jeni duke e mbajtur frymën tuaj. Rrahjet e shpejta të zemrës, nyjet e stomakut dhe tensioni i muskujve janë shenjat e trupit për t’ju treguar se diçka nuk është në rregull dhe është e gabuar. Frymëmarrja e thellë mund t’ju ndihmojë. Shumica enjerëzve marrin frymë ngadalë, vetëm përmes gjoksit, sidomos kur ndjejnë dhimbje ose kur janë në stres.

Tentoni të provoni këtë: Kur të merrni frymë, zgjeroni barkun tuaj. Gjatë nxjerrjes së frymës, lëreni barkun të relaksohet dhe të lirojë gjithë tensionin. “Duke u fokusuar në frymëmarrjen tuaj, kjo mund t’ju ndihmojë të merrni përgjegjësinë për mendimet dhe emocionet tuaja. Më pas, do të jeni më të përgatitur që të ballafaqoheni me situatat irrituese në mënyrë shumë kreative dhe efektive”, thotë Ahern. /kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Koleksione — si të dalloni materialet (natyrale vs sintetike) dhe të zgjidhni copa që zgjasin

Njihni dallimet bazë midis materialeve natyrale dhe sintetike, ndikimet e tyre mjedisore sipas raporteve evropiane dhe si të zgjidhni copë veshjesh që qëndrojnë më gjatë dhe janë më të ripërdorshme.

Kosovarja — pasditet familjare 20–30 minutëshe për ruajtjen e gjuhës dhe tregimeve shqipe në diasporë (Zvicër)

Udhëzues praktik për familjet shqiptare në Zvicër: aktivitete 20–30 minutëshe që lidhin, stimulojnë mësimin e gjuhës dhe mbështesin zakonet e ushqimit të shëndetshëm për fëmijët.

Trend: Si të njihni fibrat dhe të zgjidhni rroba që zgjasin — udhëzues praktik për gra dhe familje

Si të njihni fibrat dhe të blini rroba që zgjasin: një udhëzues praktik për të lexuar etiketat, inspektuar qepjet, bërë prova në dyqan dhe verifikuar politikën e riparimit — bazuar në udhëzimet e BE-së dhe analizat mjedisore evropiane.

Supë familjare e thjeshtë me perime sezoni — recetë dhe këshilla për drekë të shpejtë

Recetë e thjeshtë për supë familjare me perime sezoni, përgatitur shpejt dhe në mënyrë të sigurt. Përmban udhëzime për përbërës, përgatitje, këshilla ushqimore dhe higjienë në kuzhinë.