Krema kundër celulitit nga shtëpia juaj

spot_imgspot_img

Nëse mendoni se për eliminimin e celulitit mund të ju ndihmojnë vetëm tretmane kozmetike të shtrenjta, provoni kremën që mund ta përgatitni në shtëpinë tuaj.

Në sajtin “Top beauty brands” pohojnë që me ndihmën e kësaj kreme lëkura juaj për disa javë do të bëhet e lëmuar dhe e liruar nga “lëvozhga e yndyrshme e portokallit”. Kjo kremë do të ju përmirësojë qarkullimin në vëndet kritike, do të nxit toksinet dhe lëkurën do ta bëjë të lëmuar dhe të butë.

Përbërësit e nevojshëm:

  •  ¾ filxhan vaj kokosi
  • 2 lugë dylli të grirë në rende
  • 3 lugë vaj i hamamelis
  • 10 pika vaj pishe
  • 10 pika vaj rozmarin
  • 30 pika vaj grapefruit
  • 30 pika vaj qiparisi

Përzieni të gjitha vajrat eterike. Mbi avull shkrijeni dyllin dhe para përfundimit shtoni vajin e kokosit dhe e lini derisa e tëra të shkrihet. Largoni dyllin nga avulli, shtoni dhe përzieni vajrat eterike dhe kremën zbrazeni në kavanoz qelqi me kapak.

Kjo kremë pa dyshim ndikon, sado që ju të dyshoni. Pisha është diuretik natyror dhe pastrues i organizmit, rozmarini përmirëson qarkullimin kurse qiparisi dhe grapefruit-i ndihmojnë në eliminimin e toksineve nga organizmi.

Hamamelis ka rol që lëkurën ta bën të butë dhe ta rrafshon sipërfaqen e vrazhdë të krijuar nga yndyrërat e mbledhura.

Dylli dhe vaji i kokosit shumë lehtë përpihen (thithen) nga lëkura dhe ndihmojnë që lëkura të absorbon të gjitha vlerat ushqyese nga vajrat eterike.

Nëse mendoni se këto përbërës e keni të vështirë t’i gjeni, jemi të sigurtë se të gjitha I gjeni në barnatore apo shitore të ushqimit të shëndetshëm. Në fund të fundit e keni gjithmonë blerjen online…/kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Rutinë pas‑shkollore praktike për fëmijën tuaj

Ndërto një pasdite të qetë e të dobishme me hapa të vegjël: mbërritje pa stres, detyra me ritëm, lexim, lojë dhe ushqim të shpejtë e të shëndetshëm.

Make UP: Organizimi i kozmetikës dhe afatet

Riorganizo kutinë e make up-it, lexo saktë afatet dhe krijo një rutinë të sigurt, të thjeshtë dhe të shpejtë me këshillat praktike të Kosovarja.

Paragjella: Planifikimi i vakteve javore

Udhëzues praktik nga Kosovarja për menu javore të balancuara, parapërgatitje të thjeshtë dhe higjienë të sigurt në kuzhinë — kursen kohë dhe ul stresin.

Bariera natyrale për gjumë të qetë

Rutinë e thjeshtë mbrëmjeje me bariera natyrale: dritë e zbehur, pije bimore, lëvizje të buta dhe ambient i qetë për gjumë më të lehtë.