Grim afatgjatë (permanent) – po ose jo?

spot_imgspot_img

Kohëve të fundit për grimin e qëndrueshëm (permanent) përcaktohen shumë femra, e njëra nga arsyet kryesore është se ato duan që në cdo moment të kenë grim profesional pa u lodhur e munduar fare. Sa është i sigurt makiazhi i përhershëm?

Gratë gjithnjë e më shumë po e zvogëlojnë kohën që kanë për ritualet e mëngjesit, dushin, grimin, krehjen, ndërsa obligimet po rriten vazhdimisht. Kjo është arsyeja kryesre përse gratë përcaktohen për makiazh të përhershëm, pasi në mëngjes mjafton vetëm t’I lyejnë qerpikët dhe buzët dhe menjëherë anë gati për të dalë.

Para se të vendosni për ta aplikuar këtë lloj grimi, duhet të njiheni me të gjitha reziqet që mund të vijnë nga ajo.

Grimi I përhershëm është një lloj tatuje dhe bëhet me gjilbëra të vockla, me të cilat I jepet ngjyrë, pigment, fytyrës. Gjatë këtij grimi më së shpeshti kërkohet vizatimi I rrethit të buzëve, ngjyrosje e faqeve, madje edhe ngjyrosja e qerpikëve që të mos përdoret më ngjyrë për to.

Pigmentet që përdoren në këto raste duhet të jenë të testuara në klinikë, ndërsa sallonet e kozmetikës që e aplikojnë këtë lloj grimi duhet të jenë të licencuara dhe me leje të vecantë.

Para se të bëhet ky aplikim përdoret anestezioni lokal, i cili e mpin lëkurën e fytyrës. Gjilpërat duhet të jenë për një përdorim, pasi ekziston rreziku nga ndonjë infeksion I madh.

Nëse keni lëkurë shumë të ndjeshme, mendoni mirë përpara këtij aplikimi, pasi mund të vijë deri në problem serioze me alergjinë. Sidomos duhet të bëjnë kujdes ata që marrin ilace për kuagolimin e gjakut, pasi mund të vijë deri në gjakosje të mëdha, madje edhe nëse keni pirë vetëm aspirinë.

Një grim I mirë dhe I kujdesshëm mund të qëndrojë edhe deri në pesë vjet, por kuptohet nëse e trajtoni me kujdes fytyrën dhe nëse I ndiqni udhëzimet e personit që e ka bërë grimin në kozmetikë.

Të paktën dy javë pas aplikimit të grimit të qëndrueshëm duhet të kujdeseni të mos dilni në diell, ndërsa pas dy javësh vazhdimisht duhet të përdorni krem kundër diellit.

Para se të përcaktoheni për këtë tretman, sigurohuni se nuk jeni alergjik në asnjërin nga përbërësit që përdoren për këtë aplikim, si dhe zgjidheni mirë sallonin e bukurisë dhe pyesni paraprakisht mirë për gjithcka që ju intereson rreth këtij procesi./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Organizo kozmetikën dhe afatet e përdorimit

Një sistem i thjeshtë për rend, higjienë dhe afate përdorimi në make up që e bën rutinën tënde më të shpejtë, të pastër dhe të sigurt.

Hyrja e shtëpisë: organizim që mikpret

Kthe hyrjen në një kënd mikpritës: rend i zgjuar, siguri e qetë dhe dekorime të ngrohta që përshëndesin familjen dhe mysafirët pa rrëmujë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe kujdesi i shpejtë

Ndarje e zgjuar e produkteve, kontroll i afateve dhe rutinë 10‑minutëshe që mbron flokët nga dielli, klori dhe stinët – praktikisht, çdo ditë.

Foshnja juaj: Rutinë ushqimi dhe siguri 6–12 muaj

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik për ushqimin dhe sigurinë e foshnjës 6–12 muaj: rutinë e qëndrueshme, hapa të thjeshtë dhe mjedis i sigurt në shtëpi.