7.9 C
Priština
More

    A rekomandohet fjetja me foshnjen?

    spot_imgspot_img

    Shumë prind edhe sot mëdyshen nëse duhet të flenë apo jo me foshnjën e tyre. Mësoni se cfarë mendojnë ekspertët dhe përse mendimet mbi këtë gjë janë kaq të ndryshme.

    Ndonëse mendimet në disa raste janë të ndryshme, shumica e ekspertëve mendojnë se nuk duhet ta lini foshnjën të flejë në një shtrat me jut ë paktën 3 apo gjashtë muaj.

    Qëndrime të ndryshme

    Është një praktikë e shpeshtë që prindëtrit t’I lënë fëmijët e tyre të flenë në një shtrat me ta. Shumë prej tyre e bëjnë përshkak se u pëlqen afërsia me foshnjën, si dhe për shkak se u vjen më lehtë ta kenë pranë natën kur duhet të zgjohen për t’I dhënë gji.

    Ekspertët I këshillojnë prindërit ta braktisin këtë shprehi, pasi sindrom I vdekjeve befasuese të foshnjave pesë herë më I madh është te fëmijët që flenë së bashku me prindërit. Një studim tjetër amerikan flet se fëmijët që flen vetëm janë më shumë viktima të stresit në krahasim me ata që flenë me prindërit, si dhe ata që flenë me prindërit pinë dyfish më shumë qumësht nga nëna në krahasim me ata që flenë vetëm.

    Megjithatë, të gjithë pajtohen në një pikë: mos e lini fëmijën të flejë me ju derisa t’I mbushë tre muaj. Ka që mendojnë se nuk duhet marrë fëmija në shtratin e prindërve për të fjetur derisa t’I mbushë gjashtë muaj.

    Përse mendohet se nuk është e sigurt

    Shumica e prindërve nuk janë aq të kujdesshëm sa mendojnë. Jorganë të rëndë, gjumi I keq I prindërve (për shkak të kujdesit të ndërdijshëm se mos poe shtypin foshnjën), gërhamës, frymëmarrjes së fortë, era e alkoolit a e duhanit etj. Nuk janë rrethana të mira për frymëmarrjen e fëmijës.

    Rekomandohet që gjithsesi fëmija të flejë në të njëjtën dhomë me juve, porn ë shtratin e vet. Kështë atij nuk do t’I vijë as shumë nxehtë, por as shumë ftohtë, por edhe zvogëlohet mjaft rreziku nga vdekja befasuese e mëkimit.

    Natyrisht shumë mundime do t’ia lehtësoni vetes nëse e sillni në shtratin tuaj fëmijën (kjo vlen sidomos për nënat), por shumë nëna theksojnë se mësohen shpejt të lëvizin natën deri te shtrati I fëmijës. Ekspertët thonë se foshnja nuk duhet të flejë me prindërit vecanërisht nëse babai pi alkool, nëse fëmija ka lindur parakohe, nëse ka lindur me peshë të vogël, nëse jeni shumë të lodhur dhe nëse keni crregullime në gjumë.

    Shumë pediatër ngulmojnë se edhe në qoftë se asnjërën nga këto që përmendëm nuk e keni, prapë se prapë e udhës është që fëmija juaj të flerë në krevatin e vet, sidomos nëse është më I vogël se tre muaj.

    Nëse akoma dëshironi ta keni foshnjën pranë vetes…?

    Megjithatë keni vendosur që fëmija të flejë me juve? E keni më lehtë ta mëkoni natën? Atëherë patjetër t’I keni kujdes këto gjëra:

    • Le të jetë shtrati juaj I fortë
    • Fëmija mund të ngulfatet në dyshek të butë, nën jorgan shumë të nxehtë dhe të rëndë.
    • Kujdes se si e keni vendosur shtratin – nuk duhet të lini asnjë vrimë të hapur ku mund të bjerë natën fëmija. (Rreziku nga rënia nga shtrati është më mi madh kur fëmija është prej tre muajsh e deri më 10 muajsh).
    • Le të jenë mbulesat sa më të lehta e sa më të holla.
    • Mos përdorni jorganë dhe shpesh gjatë natës kontrolloni nëse fëmija e ka të zbuluar kokën.
    • Kur mos flini në ndonjë kanape apo divan me foshnjën.
    • Mos flini kurrë me foshnjën në dyshekë të dyfishtë, midis të cilëve mund të futet fëmija, e as në krevate tepër të butë apo tek ato me ujë.
    • Visheni më hollë fëmijën (midis prindërve e ka më ngrohtë sesa në shtratibn e evt të vecantë)
    • Mos e lini foshnjën të flejë me ju dhe me fëmijën tjetër të vogël që keni
    • Kurrë mos e lini foshnjën vetëm në shtrat
    • Mos e vendosni mbi nënkrerëse
    • Mund ta vendosni në shportën e vet dhe bashkë me të në shtratin tuaj.
    • Opcioni më I mirë është shtrati sa më I gjerë I bashkëshortëve.

    Çfarë thonë prindërit?

    Këtu mendimet dallojnë shumë. Disa mendojnë se kjo gjë është shumë e mirë, ndërsa disa janë kundër fjetjes së fëmijëve me prindërit në një shtrat.

    Shumica mendojnë se duhet të gjendet një mesatare- se fëmija duhet të flejë në shtratin e vet, pranë jush, por jo në të njëjtin shtrat me ju. Nëse nënat mund të gaantojnë për instiktin e vet, këtë garancë s’mund ta marrin nga partneri I tyre. Po ashtu mendojnë se hrerë pas here fëmija duhet të sillet në shtratin e prindërve për përkëdhelje e ledhatime e pastaj prapë duhet të kthehet në shtratin e vet.

    Po ju cfarë mendoni mbi këtë cështje? Kush ka të drejtë? A keni fjetur ju bashkë me vocërrakët tuaj? /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...