10.5 C
Priština
More

    A është e mundur korrigjimi i veshëve “të varur” tek foshnjat?

    spot_imgspot_img

    Duke pasur parasysh se të gjithë prindërit ua duan më të mirën fëmijëve të tyre, nuk është aspak çudi se pse ata kanë shpikur një metodë të re për përmirësimin e veshëve të varur apo të theksuar tek foshnjat. A do ta kishit provuar këtë metodë?

    Veshët e varur mund të llogariten si një problem estetik, ashtu sikur hunda e shtrembëruar, mirëpo shumica e prindërve dëshirojnë që fëmijët e tyre të rriten në mënyrë të sigurtë, dhe bëjnë çmos për ta korrigjuar këtë mangësi të vogël, madje edhe iu nënshtrohen operacioneve plastike qysh në fëmijëri.

    Mjekët në Britaninë e Madhe kanë shpikur një metodë për t’i korrigjuar “veshët e varur”. Qysh nga kohërat e mëhershme besohet se veshët e theksuar mund të përmirësohen vetvetiu, kështuqë shumica e nënave iu ngjitin foshnjave të tyre shirit ngjitës ose ua lidhin veshët, metodë e cila sot ngjason si shumë qesharake. Kjo nuk ka të bëjë me ndonjë pajisje të veçantë me vlerë, por thjeshtë nevoiten shirita ngjitëse dhe shalle për t’i izoluar veshët me qëllim të korrigjimit të tyre.

    Statistikat thonë se deri në 5% e foshnjave lindin me formë të parregullt të veshëve, ndërsa 2% e foshnjave lindin me formë normale të veshëve dhe në njëfarë mënyre shkojnë duke iu deformuar gjatë tremujorit të parë të rritjes. Të mbështetur në logjikën se asnjë prind nuk do kishte dashur që ndokush të ngacmojë fëmijën e tij për shkak të veshëve jo të rregullt, hirurgu i operacioneve plastike si dhe rindërtuese David Gault mundëson formësimin e veshëve te foshnjat si dhe korrektimin e mangësive të ndryshme çysh në periudhën e hershme të foshnjave.

    SI NDIKON KJO METODË NË KORRIGJIMIN E VESHËVE

    Disa foshnje lindin me veshë të mbledhur dhe korrigjimi i tyre mund të bëhet vetëm 48 orë pas lindjes. Pajisja për korrigjimin e veshit ndihmon në ruajtjen e drejtë të formës duke e mbajtur veshin afër kokës dhe duke ruajtur pëlhurën e saj deri sa është ende e butë. Ky intervenim, jo vetëm që korrigjon veshët e foshnjës, por gjithashtu edhe nuk keni nevojë të mendoni për operacione të mundshme në të ardhmen.

    Rripat metalikë janë të vendosur në brendësi të veshit dhe mbahen përmes shiritave ngjitëse të fiksuara mirë rreth veshit. Presioni që kryen rrypi metalik ndihmon në korrigjimin e veshit duke ia dhënë atij formën e duhur. Para se të vendosni për rrypin metalik, konsultohuni me mjekun tuaj se për çfarë deformiteti bëhet fjalë si dhe në çmënyrë duhet vendosur pajisjen në fjalë.

    Nevoitet jo shumë kohë e gjatë për ta mbajtur rrypin metalik te foshnjat që kanë nevojë. Preferohet që kjo lloj pajisje të mbahet gjatë tërë 24 orëve, mirëpo në raste të caktuara mund edhe të hiqet përkohësisht.

    RREZIQET QË SJELL PËRDORIMI I KËSAJ METODE

    Megjithëse nuk ekzistojnë rreziqe shëndetësore nga përdorimi i kësaj metode, prap se prap duhet të keni kujdes nga irritimi i mundshëm i lëkurës si rezultat i shiritave ngjitëse.

    SHENJAT E PARA TË DEFORMIMIT TË VESHËVE

    • 48 orë pas lindjes veshët e foshnjës kanë formë të pazakontë,

    • Veshët pas lindjes duken normale, por pas dy muajve fillojnë të marrin formë “të varur”,

    • Forma e veshit të foshnjes është jo e barabartë dhe e shtypur,

    • Kompresimi apo ngjeshja e veshëve gjatë lindjes.

    Në internet webfaqen Earbuddies.com mund të porositni këto pajisje për korrigjim të veshit të cilat përmbajnë dy lloj pjesësh shtesë: shiritat ngjitës si dhe shallet për mbulimin e veshëve të foshnjës.

    http://www.earbuddies.co.uk

     

     

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...