Kanella dhe shampanja – mrekulli për flokët tuaj!

spot_imgspot_img

Kanella forcon rrënjet e flokëve dhe parandalon rënien e tyre, maska prej kungullit nxit rritjen, uthulla largon papastërtitë dhe vajin e tepërt nga flokët, ndërsa shampanja sjell shkëlqim dhe volum të flokëve.

Nëse doni të shkëlqeni për festat, ushqeni flokun tuaj me maska përmes praktikave në vijim. Përdorni ushqime të cilat i keni në shtëpi dhe do arrini një pamje sa më vezulluese.

MASKË PREJ KUNGULLIT

Kungulli është përbërës i shkëlqyer për ushqimin e flokut tuaj, pasiqë ai është i pasur me vitaminë A dhe Kalium, si rezultat i së cilës jep efekt të dobishëm për mirëmbajtjen e flokëve dhe rritjen e tyre. Në një enë, vendosni dy gota pure prej kungulli të zier, shtoni një lugë çaji vaj kokosi, një lugë çaji mjaltë si dhe nje lugë çaji kos. Pas përzierjes së përbërësve, përdorni maskën në flokë të lagur. Lëreni maskën për 15 minuta dhe pastaj shpëlajeni me shampo.

UTHULLA LARGON VAJIN

Për t’i dhënë flokëve më shumë jetë, shpëlajini ato me përzierjen e një gotë uthulle të mollës si dhe një gotë me ujë të vakët. Pastaj lani flokët me shampo për të hequr erën e pakëndshme. Në këtë mënyrë, uthulla do të largojë të gjitha papastërtitë dhe vajin e tepërt nga lëkura e kokës si dhe parandalon tharjen e flokëve.

SHAMPANJA JEP SHKËLQIM

Shampanja bën mrekulli për flokët, veçanërisht për flokët e verdha sepse jep shkëlqim të artë dhe nuk i thanë. Së pari, lani flokët me shampo, pastaj aplikoni përzierjen me një gjysmë gote ujë të vakët dhe gjysmë gote shampanjë. Mos shpëlani flokët, kështu do të duken më me shkëlqim dhe volum të plotë.

KANELLA FORCON RRËNJËT E FLOKËVE

Në një enë, vendosni gjysmë filxhani vaj ulliri të ngrohtë, dhe shtoni një lugë çaji kanellë dhe një lugë çaji mjaltë. Kur masa të jetë ftohur, lyeni rrënjët e flokëve dhe fërkoni lëkurën e kokës në përgjithësi, duke lënë të ketë efekt për 15 minuta. Më pas, shpëlajeni me shampo dhe përsëriteni këtë trajtim çdo javë në mënyrë që të forconi rrënjët e flokëve. Për më tepër, maska me kanellë parandalon rënien e flokëve.

Kjo temë është përgatitur nga Rrjeti i Studiove të Bukurisë PASSION. /kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Kosovarja — pasditet familjare 20–30 minutëshe për ruajtjen e gjuhës dhe tregimeve shqipe në diasporë (Zvicër)

Udhëzues praktik për familjet shqiptare në Zvicër: aktivitete 20–30 minutëshe që lidhin, stimulojnë mësimin e gjuhës dhe mbështesin zakonet e ushqimit të shëndetshëm për fëmijët.

Trend: Si të njihni fibrat dhe të zgjidhni rroba që zgjasin — udhëzues praktik për gra dhe familje

Si të njihni fibrat dhe të blini rroba që zgjasin: një udhëzues praktik për të lexuar etiketat, inspektuar qepjet, bërë prova në dyqan dhe verifikuar politikën e riparimit — bazuar në udhëzimet e BE-së dhe analizat mjedisore evropiane.

Supë familjare e thjeshtë me perime sezoni — recetë dhe këshilla për drekë të shpejtë

Recetë e thjeshtë për supë familjare me perime sezoni, përgatitur shpejt dhe në mënyrë të sigurt. Përmban udhëzime për përbërës, përgatitje, këshilla ushqimore dhe higjienë në kuzhinë.

Shëndeti | Gruaja: simptomat e zakonshme dhe kufijtë kur duhet kërkuar kujdes mjekësor

Udhëzues i drejtëpërdrejtë mbi simptomat që gratë zakonisht vërejnë, sinjalet që nuk duhet injoruar dhe kufijtë se kur duhet kërkuar kujdes mjekësor, me këshilla parandalimi.