‘Ilaçi’ më i mirë i jetës seksuale pas lindjes së fëmijës

spot_imgspot_img

Ardhja e fëmijëvë në jetë ndikon tek çiftet në shumë aspekte. Angazhimi dhe vëmendja rreth bebës bënë ta harrojmë vetën dhe partnerin shpeshëherë, duke e lënë anash edhe jetën seksuale. Por, ka dicka që nuk duhet lënë anash as në këto rrethana. Masazhin erotik. Kjo mënyrë është mjaft e domosdoshme për të rikuperuar jetën seksuale, për një marrëdhënie të shëndetshme, të gjatë e të qëndrueshme.

Pas lindjes së fëmijës, është e vështirë të gjeni veten në jetën seksuale – edhe për bashkëshortin mund të jetë po e njëjta gjë. Për të disiplinuar veten e për të bërë diçka të bukur edhe për partnerin, masazhi erotik është një fillim i mirë. Madje me magjinë e masazhit, mund të zgjoni tek njëri-tjetri dëshira të reja.

Natyrisht, femrat kanë thuajse të gjitha të njëjtin reagim, kur u ofrohet një masazh. Gjithmonë bien në dashuri me masazhatorin (për momentin të paktën). Kuptohet, nuk ka nevojë t’i pyesësh, sepse ato gjithmonë duan t’u bësh masazh, por shumë njerëz i rrëmben rutina dhe nuk kanë kohë për lojëra të tilla dashurie.

Në rastet kur fëmija fillon gugatjet dhe ju prisni derisa të vijë ora e ushqimit, ky është një moment shumë i mirë për t’u çlodhur.

  1. Fillojeni masazhin si lojë dashurie.
  2. Përdorni pak vaj esencial për të bërë gjendjen edhe më romantike.
  1. Filloni të masazhoni butësisht partnerin me mollëzat e gishtave në pjesë të ndryshme të trupit.
  1. Pranoni masazhin edhe nga partneri (kur është reciprok, do të përfshiheni shumë të dy).
  1. Tregoji partnerit ku të pëlqen më shumë të të bëjë masazh.
  1. Filloni me zonën e qafës, pika kryesore për të provokuar me masazhin erotik.
  1. Luani kështu për të paktën 20 minuta… çdo natë.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Rutinë pas‑shkollore praktike për fëmijën tuaj

Ndërto një pasdite të qetë e të dobishme me hapa të vegjël: mbërritje pa stres, detyra me ritëm, lexim, lojë dhe ushqim të shpejtë e të shëndetshëm.

Make UP: Organizimi i kozmetikës dhe afatet

Riorganizo kutinë e make up-it, lexo saktë afatet dhe krijo një rutinë të sigurt, të thjeshtë dhe të shpejtë me këshillat praktike të Kosovarja.

Paragjella: Planifikimi i vakteve javore

Udhëzues praktik nga Kosovarja për menu javore të balancuara, parapërgatitje të thjeshtë dhe higjienë të sigurt në kuzhinë — kursen kohë dhe ul stresin.

Bariera natyrale për gjumë të qetë

Rutinë e thjeshtë mbrëmjeje me bariera natyrale: dritë e zbehur, pije bimore, lëvizje të buta dhe ambient i qetë për gjumë më të lehtë.