Lëngu i aloe verës lufton diabetin

spot_imgspot_img

Sipas të dhënave të AgroWeb.org studime të kohëve të fundit kanë nxjerrë në pah faktin se aloe vera mund të përdoret edhe në trajtimet kundër diabetit.Nëse përdoret siç duhet, kjo bimë e mrekullueshme ul nivelin e glukozës në gjak.

Mjaftojnë 5-15 ml lëng aloe vere në ditë për të ulur ndjeshëm nivelin e sheqerit në gjak.

Në harkun kohor të 2 muajve, aloe vera mund të ulë sheqerin në gjak me 50 përqind.

Për më tepër, lëngu i kësaj bime është i pasur me antioksidantë dhe substanca që na mbrojnë nga ulçera, infeksionet dhe probleme të tjera shëndetësore të lidhura me diabetin.

Aloe vera stimulon sekretimin e insulinës ndaj zbut mjaft mirë simptomat e diabetit.

Kjo bimë është krejt natyrale ndaj nuk shkakton efekte anësore në trajtimin e diabetit.

Për rezultatet më të mira, ekspertët rekomandojnë përdorimin e lëngut të freskët e organik të aloe verës.

Në ditët e para të trajtimit mund të konsumoni një lugë çaji me aloe vere çdo ditë.

Kur trupi të mësohet me këtë lëng, atëherë mund të rrisni dozën në 3 lugë çaji në ditë.

Nëse nuk ju pëlqen shija e hidhur, mund të shtoni pak mjaltë ose ëmbëlsues të tjerë natyralë.

Mund të duket e vështirë, por në fakt gjethet e bimës mund të japin lëng dhe në mënyrë të thjeshtë madje. Më poshtë do të gjeni të detajuar proçesin e përgatitjes së lëngut të Aloe Verës.

Prisni gjethet e aloas sa më pranë pjesës kryesore të bimës.

Gjethet ndahen në gjysmë sipas gjatësisë.

Sigurohuni ta keni hequr cipën nga gjethet, pasi cipa e jashtme është e rëndë për stomakun.

Nxirreni xhelin e aloes nga gjethet duke përdorur një thikë.

Pjesët e xhelit që keni përftuar i vendosni në mikser dhe i punoni derisa të merrni lëngun e tij.

Filtrojeni lëngun që ta pastroni nga çdo fibër e tepërt që mund të ju ketë kaluar gjatë heqjes së cipës.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Showbiz: Si të përgatiteni për një festival kulturor — ushqime praktike dhe snacks për familje

Udhëzime praktike për të përgatitur ushqime dhe snacks të thjeshta, të ndara dhe të respektshme për familjen para dhe gjatë pjesëmarrjes në një festival kulturor.

Pastrim dhe organizim: udhëzime praktike për të krijuar një kënd studimi për vetëm një fëmijë

Udhëzime praktike për të organizuar dhe pastruar një kënd studimi për vetëm një fëmijë, me fokus të veçantë në sigurinë nga kimikatet dhe menaxhimin e produkteve të pastrimit.

Flokët: Rutina e thjeshtë e kujdesit të trupit për flokë të fortë dhe lëkurë koke të shëndetshme

Udhëzime praktike dhe të thjeshta për një rutinë të përditshme që forcon flokët dhe ruan lëkurën e kokës, me sugjerime për verë, pishina dhe stilim pa dëmtime.

Femra: Si të përgatiteni për një festival kulturor — udhëzime praktike për veshje, ushqim dhe familje

Udhëzues praktik për gratë që planifikojnë të marrin pjesë në një festival kulturor: si të zgjidhni veshjen e duhur, të menaxhoni ushqimin dhe të përgatiteni me fëmijë, duke respektuar traditat dhe rregullat e organizatorit.