Tartë me mollë dhe kanellë

spot_imgspot_img

Përbërësit:

1 gjalpë (250gr)

1 gotë sheqer

2 vezë

1 sheqer vanilje

Miell

Pluhur për pjekje

5 molla

Kanellë

Përgatitja:

Së pari shkrijeni në temperaturë të ulët një gjalpë (250 gr) bashkë me një gotë sheqer. Vazhdimisht përzijeni edhe pasi ta largoni nga nxehtësia.

Këtu shtoni dy vezë, sheqerin e vaniljes dhe vazhdoni të përzieni masën. Më pas shtoni miellin dhe pluhurin për pjekje. Sasinë e miellit e vendosni deri sa brumin të bëni në formë topi.

Masën ndajeni në dy pjesë, njërën për pjesën e poshtme, tjetrën sipër.

Mollët grijini duke i kaluar në rende, shtoni sheqer dhe kanellë sipas shijës.

Në tavën për pjekje, vendoseni pjesën e parë të brumit të cilin e keni holluar. Sipër hidhni mollët.

Pjesën e mbetur të brumit prejeni në shirita dhe vendoseni sipër mollëve.

Tarta duhet të pjeket në 200 gradë celcius për 20 minuta.

Para servimit, hidhni sipër sheqer pluhur.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Këshilla praktike për kuzhinën e vogël

Kuzhina e vogël bëhet e lehtë kur hapësira, siguria dhe rutina punojnë së bashku. Zbulo zgjidhje të thjeshta për rend, ruajtje dhe parandalim të rreziqeve në shtëpi.

Nëna juaj: rutina e foshnjës

Udhëzues praktik për një rutinë të qetë me foshnjën: si ta lidhësh ushqimin, lojën dhe gjumin në cikle të thjeshta dhe të qëndrueshme gjatë ditës.

5 baza gatimesh për javën në 90 minuta

Plan 90‑minutësh me 5 baza të thjeshta që shndërrohen në vakte të shijshme gjatë gjithë javës, me këshilla ruajtjeje dhe higjiene familjare.

Kafshë‑shtëpiake: Siguria ndaj pastruesve

Udhëzues praktik për të mbrojtur qentë e macet nga pastruesit: ruajtje e sigurt, përdorim i mençur dhe hapat e parë në rast ekspozimi.