Rreziqet dhe mungesat në ushqimin e fëmijës tuaj

spot_imgspot_img

Të ushqyerit e foshnjes me ndihmën e shishes shpesh është paraqitur si zgjidhje ekuivalente me të dhënit gji. Në të vërtetë, ekzistojnë mangësi të njohura dhe të panjohura që lidhen më ketë praksë.

Edhepse të dhënit gji tani është pranuar si zgjidhja më e mirë për foshnjen – Organizata Botërore e Shëndetsisë rekomandon më së paku gjashtë muaj dhënie gji foshnjes – zgjedhja se si të ushqehet foshnja është një pyetje e shpeshtë dhe ka të bëjë pothuajse me dy alternative njësoj të rëndësishme: të ushqyerit me qumështin e nënës ose të ushqyerit me shishe, sipas formulave të caktuara. Në fakt, qumështi i nënës nuk është “ideal”, por është ushqim normal, natyral për foshnjen, e adaptuar përgjatë milion viteve për të përmbushur kërkesat elementare të ushqimit dhe imunitetit.

Organizata Botërore e Shëndetsisë rekomandon që fëmijës t’i jepet vetëm qumështi i nënës, edhe atë sa më gjatë që të jetë e mundur. Nëse foshnja nuk thith, është i nevojshëm të ushqyerit me shishe, sipas formulës së caktuar për vitin e parë të jetës. Shumë nëna nuk janë tërësisht të vetëdijshme për rreziqet dhe mungesat e të ushqyerit me shishe dhe ashtu e bëjnë edhe zgjedhjen pa qenë të informuara mirë. Të gjitha materjet ushqyese të qumështit të nënës janë në një balans të përkryer.

Mungesa e përbërjeve ushqyese në ushqimin e foshnjes, si për shembull tharrtirat yndyrore, që janë të një rëndësie thelbësore për zhvillimin e trurit, si dhe kalciumi e hekuri, të cilat nuk janë në proporcione të drejta, e të cilat në ushqimin me anë të thithjes nga gjiri absorbohen lehtë nga qumështi i nënës. Prandaj femrat duhet t’i nxisim dhe t’i përkrahim që t’i japin gji foshnjes kur të mundet dhe ku të dëshirojnë. Frika dhe ndjenja e pakëndshme e të dhënit gji në vende publike mund të jetë një faktor i rëndësishëm i largimit nga kjo praktikë nga ana e shumë femrave, por kjo gjë duhet të tejkalohet. /kosovarja.ch/

Previt plus me Omega 3 vitamina dhe minerale te dobishme gjate shtatënisë dhe gjidhënies;
Pērveç kompleksit të vitaminave dhe mineraleve esenciale për një shtatzëni të shëndetshme, Previt plus përmban dhe Omega 3 e cila ndihmon zhvillim neurologjik dhe vizual tek fëmijët, si dhe pas lindjes përkrah prodhimin e qumështit të gjirit. Për më shumë informata klikoni këtu…
[divide]

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Hyrja e shtëpisë: organizim që mikpret

Kthe hyrjen në një kënd mikpritës: rend i zgjuar, siguri e qetë dhe dekorime të ngrohta që përshëndesin familjen dhe mysafirët pa rrëmujë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe kujdesi i shpejtë

Ndarje e zgjuar e produkteve, kontroll i afateve dhe rutinë 10‑minutëshe që mbron flokët nga dielli, klori dhe stinët – praktikisht, çdo ditë.

Foshnja juaj: Rutinë ushqimi dhe siguri 6–12 muaj

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik për ushqimin dhe sigurinë e foshnjës 6–12 muaj: rutinë e qëndrueshme, hapa të thjeshtë dhe mjedis i sigurt në shtëpi.

Gardërobë kapsulë për mot të ndryshueshëm

Ndërto një gardërobë kapsulë që përballon shi, erë dhe diell brenda ditës, me materiale që zgjasin dhe kombinime praktike Kosovë–Zvicër.