13.1 C
Priština
More

    A guxojnë shtatzënat të fluturojnë me aeroplan?

    spot_imgspot_img

    A të fluturojnë me aeroplan apo jo, kjo është dilema e disa shtatzënave.

    Nëse shtatzania e tyre është në rregull, shtatzënat mund të fluturojnë deri në javën e 37 të shtatzanisë, këshillon një gjinekolog britanik.

    Gjatë kohës së vapës së verës kur sa më parë që mundemi dëshirojmë të “shpërngulemi” në det, ose nëpër vende ku na pret freskimi, shumë shtatzëna e kanë pikë të dobët fluturimin me aeroplan. Mundi, vapa, jorehatia, të gjitha kato janë gjëra të pakëndshme të cilat duhet t’i mundim, ndërsa fluturimi me aeroplan duket si një osion i përshtatshëm. Por, a guxojnë shtatzënat të fluturojnë me aeroplan?

    Sipas hulumtimeve më të fundit të ekspertit të Fakultetit Mbretëror të maternitetit dhe gjinekologjisë në Universitetin e Liverpulit,  femrat shtatzëna, shtatzanie e të cilave është në rregull dhe e kontrolluar, mund të fluturojën deri në javën e 37 të shtatzanisë.  Rreziku më serioz që i shqetëson shtatzënat kur gjenden mbi mjegulla, është lindja e parakohshme.

    Mund të jeni e qetë nësë keni frikë nga kontrollet me skanerët e sigurisë nëpër aeroporte, sepse ato nuk paraqesin asnjë rrezik për ju ose fetusin tuaj, dhe poashtu nuk duhet t’i friksoheni rënies së presionit, mundit ose trombozës së thellë të venave, gjithmonë me kusht që shtatzania juaj të jetë në rregull.

    Skenerët që shfrytëzohen nëpër aeroporte nuk janë të rrezikshëm për shëndetin, pohon shkenctari amerikan, në një studim tjetër. Në një hulumtim të universitetit të Kaliforniësë, i botuar në revistën Archives of Internal Medicine, theksohet se si udhëtari duhet të kalojë pesëdhjetë herë nëpër skaner të tillë që të pranojë sasinë e njejtë të rrezatimit me sasinë e rrezatimit që pranojmë kur bëjmë inçizimin e dhëmbëve me rentgen.

    Femrat të cilat janë të prekura nga rreziku i lindjes së parakohshme (një nga faktorët është se deri më tani kanë mbetur disa herë me barrë), nuk guxojnë që të fluturojnë pasi të kenë mbushur 32 javë të shtatzanisë, këshillojnë shkenctarët britanikë. Poashtu, gjinekologët duhet t’i kushtojnë vëmendje gjendjeve të cilat mund të sjellin deri tek komplikimet në shtatzani dhe që paraqesin problem për fluturim me aeroplan, siç janë anemia, gjakderdhja në një të kaluar të afërt, sëmundjet serioze respirative dhe të zemrës, ose thyerjeve të eshtrave në kohën e fundit.

    “Nëse bëhet fjalë për shtatzani të rregullt, nuk ka arsye që mos ta këshilloni fluturimin me aeroplan, posaqërisht nëse nuk ekziston problem me fluturimet në periudhën e hershme të shtatzanisë, duke e marrë parasysh se vërejtja kryesore e shtatzënave është rreziku nga lindja e parakohshme. Megjithatë, nëse femra ka anamnezë të abortit spontan ose shtatzani ektopike, do të ishte e arsyeshme që të këshilloni një kontroll me ultrazë para fluturimit me aeroplan”, këshillon profesori Ian Greer, udhëheqës i studimit. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...