Spital elitar për 150 të prekurit e mbretërisë në Arabinë Saudite

spot_imgspot_img

Media britanike The Times ka publikuar një e-mail privat i cili i është drejtuar mjekëve të një spitali në Riad. Nga këtu zbulohet se familja mbretërore saudite është tronditur nga përhapja e pandemisë së koronavirusit brenda saj.Sipas burimeve, rreth 150 pjesëtarë të familjes janë tashmë të sëmurë me COVID-19, duke detyruar një spital elitar si ai King Faisal në kryeqytet të përgatisë rreth 500 krevate për të pritur ato dhe të tjerë në javët në vijim. Familjes i përkasin rreth 15 mijë persona.

Ndërkohë, sipas New York Times, nga të konfirmuarit të sëmurë është guvernatori i Riadit, Faisal bin Badar al Saud, që sipas gazetës amerikane ndodhet në terapi intensive.

Mbreti 84-vjeçar Salman është transferuar në një pallat të izoluar në Jedda, kurse princi trashëgimtar Mohammed Bin Salman ndodhet në një vend sekret në Detin e Kuq.

Autoritetet mjekësore saudite mendojnë se vendi me 30 milionë banorë mund të përjetojë një valë infektimi që do të çojë të sëmurët deri në 200 mijë.

Për këtë arsyeje, qytetet kryesore janë në karantinë të rreptë, ashtu si dhe qytetet e shenjta si Meka dhe Medina.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Dashuria & Martesa: Zgjidhje pa zhurmë

Zbulo si të zgjidhësh keqkuptime në çift pa ngritur zërin: përgatitje, dëgjim aktiv, kufij të qartë dhe hapa të vegjël që e mbajnë lidhjen të sigurt.

Materiale dhe shtresa për mot të ndryshueshëm

Zgjidh materiale që zgjasin dhe shtreso me mend për ditë me diell, erë dhe shi mes Kosovës e Zvicrës. Udhëzues praktik për rehat dhe jetëgjatësi.

COVID dhe shtatzënia: planifikim i sigurt

Po planifikon shtatzëni pas COVID-19? Ja si të zgjedhësh kohën, përgatitjen dhe bisedat e duhura me mjekun e partnerin, që të nisësh e sigurt.

Trupi‑Lëkura: ide vjeshtë për stilin e përditshëm

Shtresa, tekstura dhe kujdes minimal për lëkurën: si ta rifreskosh stilin e përditshëm në vjeshtë me rrobat që tashmë i ke, pa shpenzime të panevojshme.