Ndryshimet trupore që gratë duhet të marrin parasysh

spot_imgspot_img

Gjatë jetës, gruaja përjeton ndryshime të shpeshta në trup. Ciklet jetësore përcillen me ndryshime, por janë disa për të cilat duhet të shqetësoheni.

Barku juaj është i fryrë – për shumë gra fryrja e barkut është normale në kohën kur presin ciklin menstrual. Por nëse nuk jeni në ato ditë, e e keni barkun e fryrë për më shumë se dy javë, kjo mund të jetë në simptomë që diçka nuk po shkon si duhet me trupin tuaj. Shpeshherë fryrja e barkut lidhet me kancerin e gjirit dhe të vezoreve.

Keni puçrra në fytyrë – dy javë përpara ciklit, trupi i një gruaje fillon e rritë nivelin e estrogjenit dhe progesteronit. Për shkak të ndryshimit të vlerave hormonale, paraqiten puçrra në mjekërr që largohen shumë shpejtë. Por, nëse puçrrat që keni në nofull dhe në mjekër nuk largohen, është e udhës të kontrolloheni tek mjeku, pasi mund të keni probleme hormonale.

Nuk keni uri – ndiheni e ngopur tërë kohën dhe nuk iu ka ëndja të hani ato ushqime që dikur i donit. Nëse keni humbur apetitin, ndodh që është për shkak të ndonjë problemi shëndetësor.

Keni shumë ftohtë apo shumë të nxehtë – nëse nuk ndiheni rehat me temperaturën e dhomës, kjo mund të ndodh për shkak të disbalancës hormonale. Një prej arsyeve për këtë çrregullim të hormoneve është për shkak të nivelit të estrogjenit, një hormon që rregullon sistemin riprodhues tek gratë. Madje, pikërisht estrogjeni ndikon edhe në temperaturën e trupit. Kur keni nivel të ulët të estrogjenit, keni të nxehtë, kur keni nivel të lartë të këtij hormoni, keni të ftohtë.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Hyrja e shtëpisë: organizim që mikpret

Kthe hyrjen në një kënd mikpritës: rend i zgjuar, siguri e qetë dhe dekorime të ngrohta që përshëndesin familjen dhe mysafirët pa rrëmujë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe kujdesi i shpejtë

Ndarje e zgjuar e produkteve, kontroll i afateve dhe rutinë 10‑minutëshe që mbron flokët nga dielli, klori dhe stinët – praktikisht, çdo ditë.

Foshnja juaj: Rutinë ushqimi dhe siguri 6–12 muaj

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik për ushqimin dhe sigurinë e foshnjës 6–12 muaj: rutinë e qëndrueshme, hapa të thjeshtë dhe mjedis i sigurt në shtëpi.

Gardërobë kapsulë për mot të ndryshueshëm

Ndërto një gardërobë kapsulë që përballon shi, erë dhe diell brenda ditës, me materiale që zgjasin dhe kombinime praktike Kosovë–Zvicër.