Konsumoni kos në mëngjes për shëndet të mirë

spot_imgspot_img

Është prezent në pothuajse të gjitha tryezat. Veçse disa kosin e preferojnë me kripë e të tjerë kombinim me fruta apo drithëra. Sipas shijes varet edhe koha kur vendosim ta konsumojmë.

Ndërsa mjekët këshillojnë që këtë produkt të pasur me kacium, magnez e vitaminat B2 dhe B12, ta konsumojmë në mëngjes.

Konsumimi i një filaxhani të kosit në mëngjes, bën që të merret kalciumi i duhur për forcimin e kockave.

Personat që vuajnë nga diarrea apo fryerjet në stomak, duhet të konsumojnë këtë produkt qumështi në mëngjes. Meqë kosi përmban probiotikë, ato eliminojnë mikro-oraganizmat në sistemin tretës.

Kësisoj, kosi arrin të mbrojë edhe sistemin tretës nga toksinat dhe bakteriet. Meqë përmban minerale të dobishme si zinku, magnezi dhe seleniumi, ai forcon edhe imunitetin.

E për shkak se përmban lacotobacile, kosi është i mirë veçanërisht për femra. Ai parandalon mykun dhe infeksionet në organe gjenitale.

Përmbajtja e kaliumit, ndihmon eliminimin e kripës së tepërt nga trupi. Si i tillë, ndikon në uljen e shtypjes së gjakut.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Shëndeti seksual në marrëdhënie me distancë

Këshilla të qarta për intimitetin dhe shëndetin seksual në lidhje me distancë: komunikim i hapur, kufij, siguri digjitale dhe mbështetje emocionale.

Materialet që zgjasin garderobën familjare

Zgjidh materialet e duhura dhe mëso kujdesin e thjeshtë që ruan formën, ngjyrën dhe funksionin e rrobave në një garderobë familjare Kosovë–Zvicër.

Këshilla për shëndetin e grave

Hapa të thjeshtë për lëvizje, ushqim, gjumë dhe menaxhim stresi, plus shenjat kur vetë‑kujdesi nuk mjafton. Udhëzues praktik nga Kosovarja.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe afatet

Udhëzues praktik i Kosovarja për t’i renditur produktet e flokëve, për të lexuar PAO dhe për të ruajtur sigurt, që rutina të jetë e shpejtë dhe efektive.