Përdorimet e shumëfishta të uthullës së mollës

spot_imgspot_img

Uthullën e mollës, përveçse në kuzhinë, mund ta përdorni edhe për funksione të tjera.

Nëse keni perde në dush, në to mund të krijohet myku nga lagështia. Por pastrimi me uthullën e mollës do t’u ndihmojë ta largoni atë.

Bëni një përzierje uthulle dhe uji, spërkatini mbi fruta apo perime dhe në fund lajini me ujë të bollshëm. Kështu largoni pesticidet.

Për të lehtësuar pickimet nga insektet, bëni një banjë dhe hidhni 2 filxhanë uthull molle.

Edhe pse disa njerëz besojnë se uthulla e mollës është e ashpër për fytyrën, sipas dermatologëve, nëse është e holluar me ujë, ajo mund të funksionojë shumë mirë si tonik, duke tharë aknet dhe zbardhur njollat në lëkurë.

Për flokë të butë dhe me shkëlqim, mund ta zëvendësoni balsamin me uthullën e mollës. Krejt çfarë duhet të bëni, është përzierja e tij me ujë dhe shpërlaja e flokëve pasi t’i keni larë me shampon. Përdorimi i uthullës për flokët do të balancojë pH dhe ndryshimi ka për të qenë i dukshëm. Mund ta përdorni edhe si maskë.

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Shëndeti seksual në marrëdhënie me distancë

Këshilla të qarta për intimitetin dhe shëndetin seksual në lidhje me distancë: komunikim i hapur, kufij, siguri digjitale dhe mbështetje emocionale.

Materialet që zgjasin garderobën familjare

Zgjidh materialet e duhura dhe mëso kujdesin e thjeshtë që ruan formën, ngjyrën dhe funksionin e rrobave në një garderobë familjare Kosovë–Zvicër.

Këshilla për shëndetin e grave

Hapa të thjeshtë për lëvizje, ushqim, gjumë dhe menaxhim stresi, plus shenjat kur vetë‑kujdesi nuk mjafton. Udhëzues praktik nga Kosovarja.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe afatet

Udhëzues praktik i Kosovarja për t’i renditur produktet e flokëve, për të lexuar PAO dhe për të ruajtur sigurt, që rutina të jetë e shpejtë dhe efektive.