Maska natyrale për kaqurrelat

spot_imgspot_img

Flokët kanë nevojë për kujdes më të veçantë sesa vetëm larja dhe përdorimi i balsamit. Ato kanë nevojë edhe për lëndë ushqyese dhe hidratim, për shëndet dhe shkëlqim. Kujdes më të madh kërkojnë flokët kaqurrela, për të cilat më poshtë gjeni dy receta të maskave.

Maskë me vaj të arrës së kokosit, tranguj dhe vezë. Kalojeni në frulator një vezë dhe një trangull të vogël (pjesën e brendshme të tij). Më pas shtoni një lugë gjelle të vajit të kokosit dhe përzijeni derisa të krijoni masë kremoze. Vendoseni në flokët tuaj, masazhojeni kokën për 5 minuta dhe lëreni të veprojë për një orë. Më pas lani flokët me shampon.

Maskë me birrë dhe limon. Fillimisht zijeni një litër ujë dhe kur ta largoni nga zjarri, i shtoni një kanaçe birrë dhe lëngun e një limoni të shtrydhur. Vendoseni të zihet në temperaturë të ulët edhe për 2 minuta. Pas ftohjes hidheni në tërë flokët. Këshillohet të përdoret dy deri tri herë në javë, ndërsa gjatë aplikimit nuk duhet të ekspozoheni në diell.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Ushqimi në vapë: 4 rregulla për frigoriferin dhe mbetjet e drekës

Në ditët e nxehta, ruajtja e ushqimit kërkon kujdes të shtuar. Artikulli përmbledh katër rregulla praktike për frigoriferin dhe mënyrën e trajtimit të mbetjeve të drekës, duke u bazuar në udhëzimet e higjienës ushqimore.

Pas pushimeve, sërish rutina: biseda 20-minutëshe që e ndan ngarkesën në çift

Si ta ktheni ritmin pas pushimeve pa u ndjerë të mbingarkuar: një bisedë 20-minutëshe, e përgatitur e e përqendruar, mund të ndihmojë çiftin të ndajë detyrat dhe të mbajë mirëqenien mendore.

“Nuk dua të kthehem në shkollë”: si ta dëgjoni fëmijën pa ia minimizuar shqetësimin

Kur një fëmijë thotë “Nuk dua të kthehem në shkollë”, prindërit mund të ndihen të paudhëzuar. Artikulli shpjegon si ta dëgjoni fëmijën, si të dalloni kur ankthi është problem dhe kur të kërkoni ndihmë profesionale.

Sallatë verore me qiqra, domate dhe kastravec: drekë e shpejtë në 15 minuta

Një recetë e shpejtë dhe e freskët për drekë: sallatë me qiqra, domate dhe kastravec që përmbush parimet e një diete të shëndetshme dhe udhëzimet bazë të higjienës ushqimore.