Sa kalori nevojiten që të shëndosheni për një kilogram?

spot_imgspot_img

Nutricionistët shpjegojnë se si ushqimi vërtetë ndikon në peshën tonë …

Të themi se dëshironi të shëndosheni – edhe atë në afatin më të shkurtër. Mënyra më e shpejtë që peshorja të tregojë peshë më të rëndë është të pini gjysmë litër ujë apo të ngopeni mirë. Masa është masë, qoftë nëse mbani ‘hamburgerin’ në dorë përderisa peshoheni apo ai është në barkun tuaj.

“Por, rezultatet e tilla nuk zgjasin gjatë, deri në momentin që uji ju detyron të shkoni në banjo, kurse te konsumimi i ushqimit ka shumë faktorë se sa peshë e tillë mund të ‘kapet’ në ju”, shpjegon Heather Caplan, dietetiste nga Washingtoni.

Kaloritë janë lëndë djegëse! Përderise hani, trupi juaj disa nga ato kalori i shfrytëzon menjëherë, kurse disa i ruan për më vonë. Çka është ajo që i përcakton kaloritë ku të shkojnë? Natyrisht, çka nëse jo atë që keni ngrënë së fundmi? Epo, kur jeni stërvitur për herë të fundit? Ndoshta vetëm jeni rrotulluar nga krevati sot në mëngjes? Ka shumë faktorë të cilët ndikojnë në harxhimin e kalorive.

“Madje edhe tretja kërkon energji”, sqaron Caplan. “Ushqimet proteinike të larta janë më të shpeshtat dhe më termogjenike”, shton. Sipas disa vlerësimeve, mund të djegim madje çerekun e kalorive proteinike vetëm gjatë tretjes së tyre.

“Pëe shembull, gjysmë kilogrami biftek mund të përmbajë edhe më shumë se 1000 kalori”, shpjegon Caplan. Kurse sasia e njejtë e yndyrnave përmbanë 3500 kalori. Sikur që një e treta e biftekut mbetet në yndyrna, me krahasim të njejtë mund të konkludojmë se edhe mund të shëndoshemi për një të tretën. Por, kjo përllogaritje është diskutabile, shton Caplan, duke sqaruar se “miti që gjysmë kilogrami është sa 3500 kalori” është njëri nga ata që nxitë më së shumti dyshim. Gjegjësisht, ai është rezultat i studimeve të vitit 1958, kurse me hulumtimet gjithnjë e më të reja tregon se megjithatë “nuk mbanë ujë”!

“Edhe atë sepse në shëndoshje ndikojnë shumë faktorë, nga shkalla metabolike bazale (trupi përdorë energji për mirëmbajtjen e funksioneve metabolike), nivelin e energjisë, mënyrën e jetesës dhe ndërtimin e trupit si dhe shumë faktorë tjerë”, shpjegon Caplan dhe shton se shumë dietetik e dinë se, nëse hiqni 3500 kalori nga ushqimi ditorë, nuk do të vëreni aspak humbje peshe.

Përfundimi, në vend të fokusimit në peshë dhe asaj që hani, më parë shikoni deklaratën e produktit për vlerat e tij ushqyese. Për shembull, lakra jeshile është me shumë vlera të mira për organizmin tonë dhe nëse hani gjysmë kilogrami do të ishte veprim i duhur gastronomik. Për dallim nga pjekurinat boshe.

kosovarja.ch

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Koleksione — si të dalloni materialet (natyrale vs sintetike) dhe të zgjidhni copa që zgjasin

Njihni dallimet bazë midis materialeve natyrale dhe sintetike, ndikimet e tyre mjedisore sipas raporteve evropiane dhe si të zgjidhni copë veshjesh që qëndrojnë më gjatë dhe janë më të ripërdorshme.

Kosovarja — pasditet familjare 20–30 minutëshe për ruajtjen e gjuhës dhe tregimeve shqipe në diasporë (Zvicër)

Udhëzues praktik për familjet shqiptare në Zvicër: aktivitete 20–30 minutëshe që lidhin, stimulojnë mësimin e gjuhës dhe mbështesin zakonet e ushqimit të shëndetshëm për fëmijët.

Trend: Si të njihni fibrat dhe të zgjidhni rroba që zgjasin — udhëzues praktik për gra dhe familje

Si të njihni fibrat dhe të blini rroba që zgjasin: një udhëzues praktik për të lexuar etiketat, inspektuar qepjet, bërë prova në dyqan dhe verifikuar politikën e riparimit — bazuar në udhëzimet e BE-së dhe analizat mjedisore evropiane.

Supë familjare e thjeshtë me perime sezoni — recetë dhe këshilla për drekë të shpejtë

Recetë e thjeshtë për supë familjare me perime sezoni, përgatitur shpejt dhe në mënyrë të sigurt. Përmban udhëzime për përbërës, përgatitje, këshilla ushqimore dhe higjienë në kuzhinë.