Spitali Amerikan, i pari dhe më i madhi institucion privat shëndetësor në vend, realizon me sukses ndërhyrjen kirurgjikale Divertikul i Ezofagut Mediastinal

spot_imgspot_img

Ekipi i mjekëve kirurgë të këtij spitali realizuan me sukses një operacion të vështirë Divertikul i Ezofagut Mediastinal tek një paciente 50 vjecare. Sipas mjekëve, pacientja është në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe po mbahet nën kujdesin profesional të stafit mjekësor.

Ditën e mërkurë, 31 Korrik 2013, ekipi i specializuar i mjekëve kirurgë në Spitalin Amerikan Prishtinë, realizuan për herë të parë në Kosovë operacionin e vështirë Divertikul i Ezofagut Mediastinal, i trajtuar kirurgjikisht me rrugë transialkale.

Operacione të tilla delikate kërkojnë një teknologji të përparuar dhe një staf të specializuar. Gjatë procedurës u përdor thika ultrasonike për diseksion dhe stapler për mbylljen e divertikulit.

Divertikuli me gjatësi 6 – 7 cm dhe me bazë të gjerë, ka qenë traksional i fiksuar për vertebër dhe pleur perikardi.

Sipas mjekëve kirurgë të Spitalit Amerikan Prishtinë, pacientja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe e ka përballuar me sukses këtë ndërhyrje.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Udhëzues praktik për bagazhin e dorës: çfarë të merrni për një udhëtim të shkurtër

Udhëzues praktik për përgatitjen e bagazhit të dorës për një udhëtim të shkurtër, me fokus në dokumentet, kontrollin doganor dhe aplikacionet zyrtare që lehtësojnë kalimin në kufi.

Si të krijoni 60 minuta cilësi pa telefona me familjen: udhëzues praktik

Një udhëzues praktik me hapa të thjeshtë për të ndërtuar 60 minuta cilësi familjare pa telefona: përgatitje, mënyra komunikimi, aktivitete të përshtatshme dhe si të trajtoni tensionet në mënyrë të shëndetshme.

Biskota të thjeshta me kos dhe limon për 4 persona: recetë me sasi të qarta

Biskota të thjeshta me kos dhe limon, të buta brenda dhe pak të kropejta jashtë. Recetë për 4 persona me sasi të qarta, këshilla për sigurinë ushqimore dhe variante më të shëndetshme.

Hidratimi dhe nxehtësia: udhëzime institucionale për të qëndruar të sigurt gjatë vapës

Udhëzime praktike të bazuara në rekomandimet institucionale për t’u mbajtur të hidratuar dhe të sigurt gjatë periudhave të vapës: çfarë të pimë, si të organizojmë aktivitetet dhe kujdesi për grupet e rrezikuara.