10 mitet e modës që nuk duhet ti besoni

spot_imgspot_img
  1. Miti: Disa nga veshjet duken mirë vetëm nëse jeni e gjatë dhe e dobët.

Realiteti: Nëse diçka nuk ju qëndron mirë, është për shkak se nuk ju bën madhësia apo thjeshtë ai stil nuk ju përshtatet. Të themi për një veshje të caktuar, si psh. pantallona të gjera, fustane të shkurtra e të tjera iu përshtaten mirë vetëm atyre të gjatave dhe të hollave, është një gjykim i padrejtë sepse nuk ka të bëjë fare me rrobat, por me atë se si ndjehet personi me trupin e tij. Shikoni, çdo trup është i ndryshëm, por jo edhe aq i ndryshëm saqë një palë pantallona të mos ngjajnë si pantallona, kështuqë mos e fajësoni trupin tuaj.

  1. Miti: Printet e gjëra iu shkojnë për shtati atyre femrave me shtat të madh, ndërsa printet e vogla atyre me shtat të ulët.

Realiteti: Ky është vetëm një mit sikur miti 1, një print i mirë është me të vërtetë i mirë, pavarsisht se a qëndron në madhësinë 2 apo 20.

  1. Miti: Merr aq sa paguan.

Realiteti: çmimi nuk është domosdoshmerisht një tregues i cilësisë. Kompanitë nuk janë përgjegjës për veshjet se a janë me të vërtetë me vlerë, ata thjeshtë ju furrnizojnë me diçka që jeni të gatshëm të paguani. Pra, varet nga ju se a e bëni dallimin mes asaj që ka vlerë dhe asaj që nuk ia vlen ta paguani. Së pari duhet të bëni dallimin mes asaj që është e lirë dhe asaj që është e shtrenjtë, qoftë ajo ndonjë rrobë, bizhuteri apo çantë. Pastaj, duhet ta edukoni veten që të njihni materialet me cilësi të lartë dhe ato me cilësi të ulët.

  1. Miti: Syzet nuk janë tërheqëse.

Realiteti: Ju lutem! Syzet mund të jenë po aq tërheqëse sa ju dëshironi. Ato janë vetëm një lloj i aksesorëve- varet se si i kombinoni ato.

  1. Miti: Duhet të shpenzoni shumë për fustanin e dasmës.

Realiteti: Sigurisht që është një ditë e veçantë dhe fustan i tillë dhe mund të bëni çka është më mirë, por ideja është që mos të shpenzoni shumë për diçka që nuk ju shërben edhe aq gjatë.

  1. Miti: Duhet të përqëndroheni vetëm në një lloj veshje.

Realiteti: Nuk duhet të limitoni veten për të veshur vetëm një lloj garderobe, mund të kombinoni shumë gjëra që janë të këndshme për syrin tuaj, vetëm dalloni rastet dhe eventet ku shkoni.

  1. Miti: Nëse dëshironi të keni një siluetë femërore, duhet të veshni korset për ngushtimin e belit.

Realiteti: Nuk është e thënë që të dukeni me bel të hollë me doemos të përdorni korset për të ngushtuar belin dhe për të vënë në pah linjat trupore, ju mund të përdorni kombinimin e ngjyrave për të krijuar iluzionin me linja trupore më dramatike dh eta theksoni belin me ndonjë xhaketë të hapur.

  1. Miti: Duhet të investoni në veshje klasike, jo ato që janë në mode.

Realiteti: Duhet të harxhoni në gjëra që ju pëlqejnë më së shumti dhe që do i vishni më tepër. Gjërat klasike janë gjithmonë aty, kështuqë keni nevojë për veshje trendi.

  1. Miti: Duhet të tregoni lëkurën (nuditetin) ose lart ose poshtë. Duke treguar lëkurën në të dy vendet duket e pavlerë.

Realiteti: Gjërat e pavlerë kanë të bëjnë më tepër me mënyrën se si ju veproni, e jo me lëkurën që zgjidhni për ta treguar. Merrni si shembull Rihanna, fustani i saj në Awards 2014 tregoi tërë trupin e saj dhe ende ishte një nga veshjet më elegante dhe të sofistikuar që ka veshur ndonjëherë.

  1. Miti: Taket e larta janë më të sofistikuara se taket e ulta.

Realiteti: Shikoni rreth çdo dyqan këpucësh ku do gjeni këpucë me take të larta dhe do ta hiqni këtë mit. Vërtetë taket e larta ndryshojnë mënyrën e qëndrimit tuaj, por ju mund ta rregulloni drejtpeshimin pa u ngritur me lartësinë e takeve. Thjeshtë hidhni shpatullat mbrapa, mjekrrën lart, gjoksin te jashtë dhe kjo është e gjitha. Këtë mund ta bëni edhe këmbëzbathur.

kosovarja.ch

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Nadja Räss fiton Çmimin e Madh Zviceran të Muzikës 2026

Jodlerja dhe pedagogia Nadja Räss është fituese e Çmimit të Madh Zviceran të Muzikës 2026. Rrugëtimi i saj lidh traditën alpine me edukimin, skenën bashkëkohore dhe trashëgiminë e UNESCO-s.

Produkte pastrimi që nuk duhen përzier: udhëzues i sigurt për shtëpinë

Një “truk” viral mund të krijojë avuj toksikë. Mësoni pse zbardhuesi nuk përzihet me pastrues të tjerë dhe cilat hapa e bëjnë pastrimin më të sigurt.

Goditja nga nxehtësia apo lodhje prej vapës? Shenjat kur duhet kërkuar ndihmë menjëherë

Marramendja, dobësia dhe djersitja e madhe mund të tregojnë lodhje nga nxehtësia, ndërsa hutimi ose humbja e vetëdijes janë shenja alarmi. Ja si të veproni dhe kur duhet kërkuar ndihmë urgjente.

Para kthimit në shkollë: si t’ia rregulloni fëmijës gjumin dhe rutinën pa presion

Kalimi nga pushimet te shkolla nuk duhet bërë brenda një nate. Ja si të rikthehen gradualisht gjumi, mëngjesi dhe përgatitja emocionale e fëmijës, pa kërcënime ose presion të panevojshëm.