Çfarë të veshni nëse jeni thatanike

spot_imgspot_img

Përderisa shumë persona ju xhelozojnë për trupin tuaj, vajzat thatanike e kanë të veshtirë të vishen si dëshirojnë.

Shpesh duket se të gjitha femrat dëshirojnë të jenë të dobëta, mirëpo nëse jeni të lindur natyrisht me një trup thatanik, ju e dini më shumë se çdokush tjetër sa vështirë mund të jetë që të ndjeheni seksi dhe me vetëbesim pasiqë format e juaja gati se nuk ekzistojnë.

E kuptojmë brengën tuaj andaj edhe jemi këtu t`ju ndihmojmë! Të visheni për formën e dobët që keni, duhet të jetë argëtuese, gjallëruese dhe nxitëse e vetëbesimit. Nuk keni nevojë për stres!

Përcjellini këto hapa…

Lista e shopingut tuaj:

  • Ngjyra të spikatura
  • Printim mahnitës
  • Pëlhurë e rëndë
  • Qafore e përpunuar
  • Funde laps
  • Funde me bel të lartë
  • Pantollone të shkurtëra
  • Pantollone të ndezura
  • Pantollone të drejta
  • Rripa
  • Take

Ja pse funksionojnë…

Spikatuni

Nëse dëshironi të paraqiteni aq dobët sa dukeni, shmanguni nga ngjyra e zezë pasiqë dobëson.

Njihuni me pantollonat e juaja

Kur jeni e dobët, nuk keni nevojë të theksoni asnjë palë pantollona për të dobët. Në vend të kësaj, zgjidhni trajnere të drejta apo pantollona të prera për çizme dhe me përfundim në formë të ziles.

Pantollonat e drejta apo pantollonat cigare do ju mundësojnë të merrni pamjen e kërkuar çik dhe me shkëlqim.

Pantollonat-zile janë perfekte për të stuar disa forma në gjysmën e poshtme si dhe të dukeni më e gjatë.

Shtresoni gjërat

Të veshni shtresa të shumta do ju bëjë të dukeni më e plotë, kjo nënkupton të veshni lëkura, thurje dhe lesh. Kur bëhet si duhet, shtresimi mund të jetë mënyrë e shkëlqyer e ndryshimit të pamjes së vjetër.

Funde të mençura

 Kur të veshni fund, sigurohuni që do të dini se cila siluetë do të përshtatet me trupin tuaj.

Funde A-line janë të shkëlqyera për të bërë ijet e juaja më të plota dhe të krijojë bel të hollë.

Funde laps janë më të mirat për theksimin e belit tuaj natyral dhe të ijeve tuaja.

Mini fundet janë të shkëlqyera të tregoni këmbët dhe të dukeni më e gjatë.

Mbani rrip

Nëse jeni e dobët dhe e drejtë, mbani rrip në pjesën më të hollë të torzos suaj që të krijoni dimenzione dhe forma. Mbajnei thjeshtë dhe mirë.

Kush mban pantollona të shkurta?

Jeni të bekuara me këmbë të holla dhe të bukura, andaj reklamohuni! Shorcet janë mënyrë e shkëlqyeshme e të sjellurit vëmendje tek këmbët tuaj, larg gjysmës suaj të epërme që është e rrafshët.

Shtoni taket

Pse jo? Taket nuk ju bëjnë vetëm të dukeni seksi, por edhe të ndjeheni ashtu. Nëse jeni veçmë e gjate, atëherë shkoni për take më të vogla.

Çfarë të mos veshni:

  • Pëlhurë të ngushtë që ngjitet
  • Xhinse të holla
  • Dekolte- V
  • Shumë ngjyrë të zezë
  • Rrobë të varura
kosovarja.ch

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Nadja Räss fiton Çmimin e Madh Zviceran të Muzikës 2026

Jodlerja dhe pedagogia Nadja Räss është fituese e Çmimit të Madh Zviceran të Muzikës 2026. Rrugëtimi i saj lidh traditën alpine me edukimin, skenën bashkëkohore dhe trashëgiminë e UNESCO-s.

Produkte pastrimi që nuk duhen përzier: udhëzues i sigurt për shtëpinë

Një “truk” viral mund të krijojë avuj toksikë. Mësoni pse zbardhuesi nuk përzihet me pastrues të tjerë dhe cilat hapa e bëjnë pastrimin më të sigurt.

Goditja nga nxehtësia apo lodhje prej vapës? Shenjat kur duhet kërkuar ndihmë menjëherë

Marramendja, dobësia dhe djersitja e madhe mund të tregojnë lodhje nga nxehtësia, ndërsa hutimi ose humbja e vetëdijes janë shenja alarmi. Ja si të veproni dhe kur duhet kërkuar ndihmë urgjente.

Para kthimit në shkollë: si t’ia rregulloni fëmijës gjumin dhe rutinën pa presion

Kalimi nga pushimet te shkolla nuk duhet bërë brenda një nate. Ja si të rikthehen gradualisht gjumi, mëngjesi dhe përgatitja emocionale e fëmijës, pa kërcënime ose presion të panevojshëm.