Mbroni fëmijët tuaj gjatë divorcit

spot_imgspot_img

Fëmijët janë shumë të frikësuar në qoftë se e ndjejnë se diçka e rëndësishme po ndodh me prindërit e tyre – frikësohen që do të mbeten të braktisur, që nëna dhe babai i tyre nuk i duan më, apo prindi i cili largohet nuk dëshiron që të kujdeset më për të, paralajmërojnë ekspertët holandezë.

Prandaj është shumë e rëndësishme që gjatë divorcit të mbrohen fëmijët nga konfliktet e të rriturve dhe argumentet e tyre, por edhe për të ditur paraprakisht se çfarë do të ndodhë dhe që të ketë kontakt me të dy prindërit. Provoni, megjithatë, që mos të jetë fëmija një bartës i mesazheve, sepse mund të krijojë një imazh që ata janë fajtor për ndarjen e prindërve të tyre.

Bisedoni me fëmijën tuaj në lidhje me divorcin, theksoni që ata nuk janë fajtor dhe që të dy prindërit ende i duan, dhe që nuk kanë për të zgjedhur anën. Në qoftë se e vëreni se fëmija juaj në çfarë do kohe, ka nevoj për ndihmë, ju lutem kontaktoni psikologët.

Gjithmonë mbani në mend se fëmijët nuk duan që prindërit e tyre të ndahën dhe nganjëherë mendojnë që ata vetëm mund të ndikojnë që ata të pajtohen ose disi të kontrollojnë situatën. Frikësohen nga ndarja, prandaj mund të ndryshojnë sjelljen e tyre: të inatosen dhe të qajnë kur një prind largohet ose kur të dalë nga shtëpia. Prindërit edhe më shumë do të ngarkojnë fëmijën, nëse i konsiderojnë ata si bartës të mesazheve. Situata “tregoni mamit/babit tuaj” shkaktojnë shqetësime emocionale, sepse fëmija mendon se është mjaft i madh për të zgjidhur problemet madhore, por në momentin kur ai e kupton se nuk mund të ndikojë në pajtimin e tyre, do të jenë të zhgënjyer. /kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Thonjtë dhe SPF: kujdes për lëkurën rreth tyre

Kutikulat thahen shpejt nga dielli dhe uji. Ja si t’i mbrosh me SPF dhe një rutinë të thjeshtë para/pas ekspozimit, pa irritim.

Rutinë pas shkollës për adoleshentët

Një plan i thjeshtë pas‑shkollor që balancon mësimet, pushimin, celularin dhe familjen – me hapa konkretë që mund t’i nisësh sot.

Shtresa të mençura Kosovë–Zvicër • Veshmbathje

Shtreso me zgjuarsi për motin Kosovë–Zvicër: bazë që menaxhon lagështinë, mes që izolon pa volum dhe shell i lehtë—praktike për gra dhe familje.

Muzika dhe intimiteti: ndikimi në dëshirë

Muzika e zgjedhur me kujdes mund të ulë tensionin, të rrisë afërsinë dhe të orientojë ritmin gjatë intimitetit. Ja si ta përdorësh në mënyrë të vetëdijshme.