6.8 C
Priština
More

    Refleksologjia: pëllëmbët dhe shputat janë pasqyrë e shëndetit

    spot_imgspot_img

    Shputat dhe pëllëmbët e dorët flasin gjithçka për neve dhe shëndetin tonë – si punojnë veshkat tona dhe mëlqia, si është statusi hormomal si dhe temperamenti…

    Refleksologjia është shkathtësi e lashtë e cila bazohet në masazhën e pikave të refleksit në shputa dhe pëllëmbë, të cilat janë të lidhura me organe të caktuara, me qëllimin kryesor që të përmirësohet funksioni i tyre.

    Mjekët kinezë kanë krijuar një hartë precize të zonave të refleksit në shputat dhe pëllëmbë, qysh para 5000 viteve, që prej kur aplikohet kjo shkathtësi. Refleksologjia është më e pranishme në kulturat e lindjes, por ka filluar të popullarizohet edhe në Evropë dhe në Amerikë.

    Në japoni ekzistojnë pauza për drekë dhe pauza për refleksologji, sepse japonezët besojnë që me masazhë të shputave i sigurojnë trupit një fuqi shtesë për një ditë të lodhshme pune. Kurse në Holandë, nëpërmes refleksologjisë shërohen disa sëmundje shumë serioze, siç është multiple skleroza. Për atë është i nevojshëm shumë mund, durim dhe vazhdimësi, sepse deri tek rezultatet e para ndonjëherë duhet pritur edhe deri në një vit, kurse trajtimi bëhet një herë në javë.

    Në shputa dhe pëllëmbë është paraqitur harta e detalizuar e tërë organizmit tonë, me atë që shputa e majtë korrespondon me pjesën e majtë, kurse e djathta me anën e djathtë të trupit.

    Më presize se stetoskopi
    Me masazhë të pikave të refleksit në shputa, terapeuti mund që të zbulojë çekuilibrim të baraspeshës në disa pjesë të organizmit dhe me një teknikë të caktuar të masazhës, duke shfrytëzuar gishtin e madh dhe gishtat tjerë, i stumulon para se ajo prishje e baraspeshës të manifestohet si simptom i një sëmundje të caktuar. Kur do të zhbllokohen të gjitha jobaraspeshat, mundësohet sërish rrjedhja e energjisë së jetës, kurse organizmi kthehet në baraspeshë.

    Trajtimi i parë refleksologjik është njëkohësisht edhe diagnostifikues, sepse dhimbja në një pikë të caktuar të shputës tregon se cili organ është duke lënguar, se a bëhet fjalë për fazë akute apo kronike të sëmundjes… Nëse dhimbja është e fortë dhe shpuese, bëhet fjalë për problem akut, kurse dhimbja e lehtë zakonisht tregon për një problem kronik, i cili eneegjetikisht ka dobësuar një organ të caktuar.

    Me ndihmën e refleksologjisë mundemi shumë lehtë të konstatojmë se një funksionim i çrregulluar i veshkave ka sjellur deri tek dobësimi i dëgjimit, apo se edhe një çrregullimi i punës së mëlqisë ka sjellur deri tek dobësimi i të pamurit, apo ndonjë problemi tjetër shëndetësor.

    ÇKA SHËRON MASAZHA E SHPUTAVE

    Refleksologjia zbatohet në shërimin e pothuaj të gjitha organeve dhe pjesës më të madhe të trupit, kurse më së shumti ka efekt në:

    • lëndimet sportive
    • dhimbjet në shpine, shpatulla dhe qafë
    • dhimbjet në lukth, ënjtjet e ndryshme, diare
    • dhimbjet menstruale
    • kokëdhembjet
    • tek lodhjet kronike
    • stresi, depresioni, anksioziteti
    • astma,bronhitisi, ndezje të sinusëve
    • Shtypja e ngritur e gjakut
    • problemet me qarkullim

    PROVOJINI VETË EFEKTET

    Kokëdhembja
    Bëni masazh gishtit të madh të dorës dhe majave të të gjitha gishtave tjerë derisa dhimbja në kokë nuk ndalet. Ndonjëherë do t’ju duhet pesë, e ndonjëherë deri në 15 minuta.

    Dhimbjet në vesh
    Bëni masazh në të njejtën kohë gishtit të vogël dhe gishtit të katërt të të dyja duarve dhe dhimbja do të kalojë.

    Dhimbja e dhëmbit
    Shtypni lehtë dhe në lëvizje rrethore bëni masazh gjishtit të mesëm të cilës do dorë.

    Dhimbje në lukth
    Bëni masazh butësisht bazës së gishtit të madh dhe mesit të shuplakës së dorës. Nëse paraqitet dhimbje gjatë masazhimit ndërprejeni menjëherë sepse kjo do të thotë se ju nevojitet ndihmë e mjekut.

    Të dhëna mbi refleksologjinë

    • Refloksologjia është terapi e lashtë holistike e cila bazohet në stimulimin e pikave të refleksit në pëllëmbë dhe shputa.
    • Secila pika e refleksit në shputa dhe pëllëmbë stimulon punën e një organi të caktuar.
    • Gjatë tretmanit, terapeuti stimulon rreth 7000 përfundime nervore.
    • Fillimet e refleksologjisë lidhen me Kinën, nga periudha para 5000 vjetëve, kurse është praktikuar në Egjipt. Atje në një varr të lashtë 2230 vjet p.e.r. është gjetur një vizatim i terapeutit duke bërë masazh të shputave dhe pëllëmbëve.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...