14.8 C
Priština
More

    Dukuni bukur në foto

    spot_imgspot_img

    Përzgjedhja e keqe e rrobave mund të shkatërrojë potencialet e një fotografie të bukur në atë masë sa që as me photoshop nuk mund të rregullohet…

    A dëshironi të shkëlqeni në fotografi, edhe nëse bëhet fjalë për ndonjë rast special apo edh e thjeshtë për një foto që do ta mbani në album, ekzistojnë rregulla të caktuara të cilat është mirë t’i përcillni. Për juve i kemi mbledhur në një vend.

    Mbani ngjyra të ndezura që i përshtaten ngjyrës së tenit tuaj

    Duke iu falënderuar ngjyrave të errëta, në fotografi do të dilni të shpërlarë dhe të pavërejtur. A e preferoni veshjen e zezë, kujdesuni ta keni të paktën një detal me ngjyrë që do ta gjallërojë dukjen. Ne gjithsesi rekomandojmë që ngjyrat e errëta t’i shmangni dhe të drejtoheni kah ngjyrat e ndezura, siç është e verdha, e kuqja, e gjelbërta dhe vjollca. Për shkak të përzgjedhjes së ngjyrave të hareshme edhe ju do të dukeni të çlodhura dhe më të freskëta!

    Mos iu ikni syzeve të diellit

    Syzat e diellit janë detal mode shumë interesant i cili mund të ndihmojë shumë që fotoja të dalë e shkëlqyeshme, veçanërisht nëse jeni të lodhur dhe me rrathë të zinj në sy. Ato janë rrëfyes i stilit tuaj dhe nuk ka arsye që në fotografi t’i kapërceni.

    Tregojeni qafën dhe dekolte

    Nuk themi që gjoksin ta keni në plan të parë, por shmangni dolce viten dhe bluzat shumë të mbyllura. Nëse e zbuloni qafën dhe dekoltenë, qafa juaj do të duket më e hollë, e përveç kësaj, për syrin e njeriut është më e këndshme të shoh pjesë të hapura të lëkurës. Vetëm kujdes mos e teproni.

    Mbajuni mostrave të thjeshta

    Edhe pse duam shembuj të ndryshëm, ato nuk janë përzgjedhje e mirë kur janë fotografitë në pyetje. Mostrat ofensive si ai i leopardit apo mostra me grafika të komplikuara do ta largojnë vëmendjen nga ju. Me siguri dëshironi që kur ta shoh dikush fotografinë të vërejë se sa mirë dukeni, e jo të mundohet të shikojë se çfarë paraqet mostra tek ju.

    Mbani xhaketë të hedhur pas krahëve

    Ndoshta mbajtja e xhaketës në këtë mënyrë ju duket e çuditshme në shikim të parë, por kjo mund të ketë vetëm anë pozitive në tërësi. Xhaketa e cila është lehtë e hedhur pas krahëve do t’i fsheh shpatullat dhe pjesën e epërme të dorës dhe për këtë arsye pjesa tjetër e trupit do të duket më e hollë dhe më e bukur.

    Hidheni një kapele

    Ka fytyra që i përshtaten gati të gjitha kapelet , por me siguri nuk ka fytyra që nuk i shkon asnjë lloj. Gjeni atë që juve ju përshtatet dhe përdoreni për fotografi. Kapela nëse nuk  e keni hedhur prapa, do të lë përshtypje si të një aureole dhe do ta qes në plan të parë fytyrën tuaj.

    Zgjidhni materialet e teksturave interesante

    Kombinoni pantallonat me ndonjë copëz pak ekstravagante nga leshi, puplat, materialet e leshta dhe lëkurave interesante. Për shkak të këtyre materialeve fotografitë do të duken interesante, ndërsa lëkura juaj do të duket më e mbajtur dhe më e butë. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...