Aktorja me origjinë shqiptare pozon në muajin e 9 të shtatzënisë; Ja si duket Almeda Abazi në javën e 40-të

Para 9 muajsh u njohëm me faktin që aktorja Almeda Abazi e cila është me origjinë shqiptare por ka vite që jeton në Turqi ishte në pritje të ëmbël. Ajo dhe bashkëshorti Tolgahan janë në pritje të një djali. Shpesh ajo në rrjetet sociale ka ndarë momente të bukura të këtyre muajve të cilët do t’i kujtojë gjithmonë.

Tani ajo është 40 javësh dhe nga momenti në moment pret që djali i saj të vijë në jetë. Në foton e postuar në javën e fundit ajo ka treguar se bebi i saj është në madhësinë e një shalqiri ( duke qënë se sot ka shumë aplikacione të cilat krahasojnë madhësinë e bebushit me anë të frutave të ndryshme).

Mezi presim të shohim djalin e tyre të cilin kanë vendosur ta quajnë Efehan.

kosovarja.ch