A keni menduar ndonjëherë se kombinimi i dardhave dhe djathit mund të jetë në mënyrë hyjnore e shijshme? Nëse ju jeni të dyshimtë torta me djathë dhe dardha do të ju bindë pikërisht në këtë shije hyjnore.

Në blogun Foodistakemi gjetur një reçetë që u botua në një libër kuzhine Southern Italian Desserts autor i të cilit është Rosetta Constantino. Ajo në këtë libër të shkëlqyer shqyrton ushqimet e ëmbla të jugut të Italisë, kurse mes akulloreve, kanoleve dhe ëmbëlsirave tjera të njohura është gjetur edhe kjo tortë e bukur.

Përbërësit e nevojshëm:

(për 12 persona)

Koreme lajthi

  • 160 g lajthi
  • 100 g sheqer pluhur
  • 4 e bardha e vezëve
  • pak kripë
  • 125 g sheqer i kristalizuar

 Fill prej dardhe

  • 540 g dardha, të qëruara, pastruara, të prera në kube të vogla
  • 60 g sheqer
  • 2 lugë lëng limoni
  • 1 lugë gjelle liker dardhe

Mus (krem)me gjizë djathi

  • 450 g gjizë djathi
  • 150 g sheqer
  • 1 lugë çaji vanilje ekstrakt
  • 270 ml ajkë e ëmbël me yndyrë të plotë + dy lugë
  • 2 pllaka xhelatinë

Për t’i bërë koret, së pari duhet kyçur furrën që të nxehet në 1700C, si dhe dy tabaka të mëdha për pjekje i mbuloni me letër me yndyrë në të cilën do të vizatoni dy rrathë me diametër 22 centimetra, kurse si mostër le të ju shërbejë kallëpi (forma) i rrumbullakët për torta. Kthejeni letrën për pjekje mbrapsht, ashtuqë ana e vizatuar të jetë e kthyer kah fundi por që rrethi të duket edhe nga ana e sipërme. Brendinë e rrathëve e lyeni lehtë me yndyrë.

Në një ‘blender’ ushqimi përzieni bajamet dhe sheqerin pluhur dhe tërë këtë e bluani imët.

Në një enë të veçantë me mikser përzieni të bardhën e vezëve dhe kripën deri sa të bëhet gjysmë-e ngurtë, dhe pastaj gradualisht shtoni sheqerin e kristaltë në disa herë dhe vazhdoni me përzierjen deri sa e bardha e vezëve të bëhet plotësisht e ngurtë.

Me ndihmën e një lopatëze (spatulle) përzieni lehtë sheqerin dhe lajthitë me masën e krijuar, që të bardhët të mos ‘shtrihen’ (fundosen).

Me përzierjen e përgatitur mbushni rrathët e shënuar në letrën e lyer me yndyrë, shtrieni me një ‘spatull’deri në skaje dhe piqeni 25-30 minuta, deri sa rrathët e korëstë marrin ngjyrë. Pas kësaj, hiqni koretdhe vendosni në telin për ftohje. Që koret të mund të vendosen në kallëpin standard për torta nëse nevojitet i preni skajet e tyre.

Për ‘fillin’me dardha, dardhat vendosni në një tenxheretë vogël, shtoni sheqer dhe lëng limoni dhe i zieni në shporet, në temperaturë të lartë, për 8-10 minuta, derisa dardhat të bëhen të tejdukshme. Largoni dardhat nga të nxehtit, shtoni likerin dhe vendosni të kullohen në kulluese të vogël mbi enë plastike.

Për  mus me gjizë, gjizën (rikota) kullojeni nga uji dhe përzieni me sheqer dhe vanilje ekstrakt. Në një enë e rrahni ajkën deri sa të bëhet e fortë, shtoni djathin dhe sheqerin dhe e leni në një anë.

Fletat e xhelatinës i zhytni në ujë në një enë të vogël për t’u zbutur, pesë minuta. Dy lugë ajkë i ngrohni në mikrovalë ose në shporet deri sa të vlojnë, largoni nga shporeti dhe shtoni fletat e xhelatinës të cilat i keni kulluar mirë nga uji, përzieni deri sa xhelatina të tretet. Në përzierjen e xhelatinës, shtoni ¼ e filxhanit musme gjizë, bashkoni të gjitha dhe shtoni në pjesën tjetër të ajkës së përgatitur. Në përfundim në ajkë përzieni butësisht dardhat e kulluara.

Për të bashkuar tortën, në fund të kallëpittë rrumbullakët për tortë vendosni një kore, shtoni kremin e përgatitur, shpërndajeni dhe mbi të vendosni koren tjetër. Tortën e mbuloni me folie plastike dhe e vendosni në frigorifer për ftohje të paktën 4 orë ose gjatë natës.

Tortën para se të shërbehet e spërkatni me sheqer pluhur.

kosovarja.ch