Fakte të mahnitshme rreth shtatzënisë

spot_imgspot_img

A e dini se vjellja (pëzierja) në mëngjes është një shenjë e mirë? Sipas pohimit të Kolegjit Amerikan të gjinekologjisë, femrat që vuajnë nga këto simptome karakteristike për fillimin e shtatzënisë, kanë rrezik më të ulët nga aborti.

Më poshtë i kemi paraqitur edhe disa gjetje të tjera interesante nga ekspertët.

Nëse termini juaj ka ardhur dhe ka kaluar, nuk duhet të jeni e shqetësuar sepse studimi ka treguar që vetëm pesë përqind të grave lindin në datën e përcaktuar.

Kjo tingëllon e pabesueshme, por shtatzëninë tënde e ndjejnë edhe buzët tua! Nivelet e larta të hormoneve çojnë deri tek fryerja e buzëve, dhe ndonjëherë keni edhe gjakderdhje të mishit të dhëmbëve. Por ekziston edhe një tjetër simptom i cili është jashtëzakonisht i pazakonshëm dhe i pashpjegueshëm deri më tani: rritja e tajitjes së pështymës. Për të pasur më lehtë, mund të përdorni bonbon pepermint sepse këta lloj bonbonësh e thajnë gojën, por e vetmja kurë e vërtetë është – lindja.

Në javën e 6-të fëmija juaj fiton rekordin e parë – e trefishon madhësinë e sajë apo të tij.
Zemra e foshnjës suaj rrah shumë shpejt: rreth 150 rrahje në minutë. Dy herë më shpejt në krahasim me zemrën tuaj! Gjyshet tona thonë se kjo është një mënyrë për të ditur gjininë e fëmijës, me sa duket zemra e vajzave rreh shumë më shpejt. Shkencëtarët nuk kanë prova për të mbështetur këtë pretendim.

Besojmë që dëshironi të dini se sa kilogram duhet të shtoni në peshë për çdo muaj. Sipas Shoqatës Amerikane të grave shtatzëna në tremujorin e parë, shtimi mesatar në peshë është në mes të një e gjysmë dhe dy e gjysmë kilogram, e pastaj në mes të gjysmë kilogrami dhe një kilogrami për çdo javë deri në lindje. Nëse ju prisni binjakë, ju patjetër që do të fitoni peshë më shumë: në mes 17 dhe 23 kilogram.

Në qoftë se ju fryhen thembrat, kyçet  e këmbëve, fytyra dhe duart, dhe, natyrisht, për këtë arsye ju ndjeheni pakëndshëm, atëherë ju nuk keni pse të shqetësoheni, sepse, të peshën të cilën do të fitoni deri në fund të shtatzënisë, ju do ta humbisni pas lindjes së foshnjës, po ashtu do të zhduken edhe të gjitha këto simptoma.

Të gjitha organet e tua janë duke punuar më shumë për të siguruar zhvillimin normal të fëmijës, por ndoshta ngarkesën më të madhe e pëson zemra juaj. Vëllimi i gjakut është rritur deri më 50 për qind, që do të thotë që zemra ka për të punuar për aq më shumë në mënyrë që gjaku të qarkullonte normal nëpër trupin tuaj.

Gjatë shtatzënisë, të gjitha organet e tuaja punojnë më shumë. Mushkëritë, për shembull, duhet t’ju sigurojnë oksigjen të mjaftueshëm. Sipas hulumtimit të klinikës “Mayo”, derisa jeni shtatzënë, përdorni 20 për qind më shumë oksigjen se zakonisht.

Nëpërmjet kordonit të kërthizës fëmija juaj merr të gjithë përbërësit e nevojshëm. Ky kordon i fortë i kërthizës është i gjatë përafërsisht 50 cm, por mund të arrijnë deri në 120 cm. Gjaku i cili rrjedh nëpër kordonin e kërthizës lëviz me një shpejtësi prej 6.5 kilometra në orë.

Besohet që foshnja e dytë është gjithmonë më e madhe se e parë. Kjo nuk është gjithmonë e vërtetë. Nëse nëna është e shëndetshme dhe nuk vuanë nga diabeti i shtatzënisë, fëmija i saj i dytë do të jetë me peshë të ngjashme si fëmiu i parë. Përveç kësaj, pesha e foshnjës varet nga gjinia: djemtë janë mesatarisht pak më shumë të gjatë dhe pak më të rëndë se vajzat. Megjithatë, nëse gjatë shtatzënisë keni fituar peshë më shumë, ka mundësi që fëmija juaj i dytë të jetë më i madh se i pari. /kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Travel: njëditësh familjar në Kosovë — shëtitje natyrore, piknik dhe atraksione të lehta

Një guide praktik për një ekskursion njëditor familjar në Kosovë: si të përgatiteni, çfarë të merrni me vete, ide për shëtitje natyrore dhe piknik të qetë, dhe këshilla për sigurimin e dokumenteve dhe doganat për udhëtarët nga Zvicra.

Këshilla‑shtëpiake: truket e organizimit për kuzhina të vogla — ruajtje dhe funksionalitet

Udhëzime praktike për organizim dhe ruajtje në kuzhina të vogla: si të ruani kimikatet, të maksimizoni funksionalitetin dhe të ulni rreziqet me zgjidhje të thjeshta dhe të sigurt.

Foshnja‑juaj: rutinë praktike për ushqimin dhe sigurinë gjatë drekës (6–12 muaj)

Udhëzues praktik për prindërit e foshnjave 6–12 muaj: si të përgatisni drekën, cilësinë dhe konsistencën e ushqimit, mbikëqyrjen për parandalimin e mbytjes dhe praktikat e higjienës.

Pandora: rutina të shkurtra për rikthim dhe hidratim të flokëve pas diellit

Udhëzues i shkurtër praktik për rikthim dhe hidratim të flokëve pas ekspozimit në diell, i bazuar në udhëzimet për të mbajtur trupin të ftohtë dhe të hidratuar gjatë ditëve të nxehta.