Maska për flokë me qepë është parasegjithash ushqim i fuqishëm për lëkurën e kokës me minerale dhe vitamina të cilët ndodhen në sasi të lartë në këtë produkt unik.

Maska me qepë hidraton, ndalon humbjen e flokëve, përmirëson strukturën dhe përshpejton rritjen e flokëve. Me ndihmën e kësaj maske liroheni nga zbokthi, ngadalësoni paraqitjen e flokëve të thinjura dhe i bëni flokët tuaja më të shëndetshme dhe më të shpeshta (dendura). Maska për flokë me qepë është një alternativë e shkëlqyer ndaj produkteve kozmetike të blera. Është shumë e rëndësishme që është natyrale dhe e përshtatshme për të gjitha llojet e flokëve.

Reçeta:

Për përgatitjen e kësaj maske ju nevojitet:

  • 2 lugë gjelle lëng qepe të freskët të shtrydhur
  • 1 lugë gjelle mjaltë
  • 1 lugë gjelle majonezë
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri

Të gjithë përbërësit përzieni mirë dhe fërkoni lëkurën e kokës. Vendosni kapelën për dush ose najllon të thjeshtë.

Mbështilleni kokën me një peshqir. Mbani një orë, pastaj shpëlani me ujë të vakët. Mund ta ndryshoni përbërjen e kësaj maske. Në vend të majonezit shtoni një lugë gjelle vaj ricini, i cili në përbërjen e tij përmban acid linoleik, oleik dhe palmitik, të cilët e ngopin rrënjën e flokëve dhe nxisin rritjen e shëndetshme të flokëve.

Mund të shtoni 1 të verdhën e vezës (ose të tërë vezën, nëse keni flokë të yndyrshme). Për të arritur rezultat pozitiv afatgjatë, maskën me qepë përdoreni dy herë në javë. Ky, mjet i thjeshtë modest natyrorë do të jetë si një dhuratë mbretërore, sepse flokët e bukura dhe të shëndetshme janë pasuri e çdo femre! Maskën e vëni në flokë të pista.

Pastaj lani flokët në mënyrë të zakonshme, me ujë të ngrohtë me shampo dhe balsam. Era e qepës aspak nuk ndihet. Nëse flokët tuaja „qajnë“ për forcim, rigjenerim dhe vëllim, patjetër provoni maska shtëpie me xhelatinë me efekt petëzimi për të gjitha llojet e flokëve.

kosovarja.ch