Nuk ka asgjë më të shpifur sesa dalja nga saloni me një mdel flokësh që aspak nuk mund t`a duroni në kokën tuaj, posaqërisht nëse u ka kushtuar shumë në të holla. Lexoni këshillat e mëposhtme që të siguroheni se nuk do u ndodh një katastrofë e tillë.

  1. Hulumtoni

Një stilist i mirë është çelësi ndaj një modeli perfekt flokësh, mirëpo ku të gjejmë një të tillë? Hulumtoni online për salone të ndryshme dhe lexoni komentet e konsumatorëve për ndonjë stilist të veçantë që punon aty. Nëse hulumtoni për gjëra të tilla, do të ndjeheni sigurtë ende pa u takuar me stilistin.

  1. Sjelleni ndonjë foto me vete

Me siguri që do ju ndihmonte nëse do sjellnit ndonjë foto të modelit të cilin dëshironi t`a kopjoni. Floktarët adhurojnë referencat vizuale pasiqë ua lehtësni punën. Mirëpo bëhuni reale, nuk do të thotë se secili model që e shihni në foto do mund të përshtatet me formën tuaj të fytyrës apo tipin e flokëve. Idealja do të ishte nëse ju dhe floktari juaj do të flisni rreth preferencave dhe mundësive që ju ofrohen, që të gjeni ndonjë model të ngjashëm me atë në foto mirëpo që i përshtatet nevojave të juaja personale.

  1. Mendim profesional

Floktari juaj mund të ketë disa ide se çfarë do ju përshtatej më mirë, andaj bëni mirë nëse dëgjoni pasiqë është profesionist. Mos u dorëzoni tërësish ndaj sugjerimeve të tija, konsultohuni dhe vazhdon më tej vetëm nëse të dy e keni të artë se çfarë duhet dhe do të bëhet.

  1. Rregulli i sinqeritetit

Kur floktari juaj fillon të bëjë pyetje rreth asaj se sa herë i lani,i thani apo si i trajtoni flokët e juaja- mos gënje! Nuk jeni në test që të mateni se si performoni, të qenurit e sinqertë për rutinën e mirëmbajtjes së flokëve e ndihmon floktarin që të krijojë stil që i përshtatet tekave të juaja dhe mënyrës suaj të jetesës.

  1. Bëhuni specifike

Nuk dëshironi që flokët e juaja të shkurtohen përtej një pike të caktuar? E urreni nëse flokët e juaja ndahen në një drejtim të caktuar? Flisni! Floktari juaj nuk mund të lexojë mendimet e juaja, duhet të flisni nëse nuk ndjeheni rehat gjatë prerjes së flokëve- më mirë bëhen përmirësime atëherë sesa të prisni në fund.

  1. Qëndroni e qetë

Ulja në karrigen e salonit është një sfidë e sjelljes dhe vetëpërmbajtjes. Zhytja në ndonjë revistë apo në celularin tuaj e vështirëson punën e floktarit tej mase. Uluni me kokën drejtë, mbani këmbët të pakryqëzuara dhe sytë para. Askush nuk dëshiron prerje të shtrembër!

  1. Të keni parasysh rekomandimet

Pasi të ketë përfunduar me rregullimin e flokëve, floktari juaj do të bëjë disa rekomandime për prodhime të caktuara që janë të përshtatshme për flokët e juaja. Dëgjoni me vëmendje e pastaj është çështje personale nëse dëshironi t`i bleni ato produkte apo të gjeni alternativa gjetiu.

  1. Lejoni flokët të stabilizohen

Disa modele flokësh kërkojnë kohë derisa të mësoheni me stilin e ri. Lajeni modelin e ri disa herë deria të “vendoset. Nëse prap nuk ndjehni mirë, Atëherë pas një jave është mirë të shkoni të flisni me floktarin tuaj.

  1. “Flisni”

Mos e mbani në vete, nëse vëreni lëshime në flokë, kontaktoni stilistin dhe tregojuni se modeli i flokëve nuk doli ashtu siç prisnit. Nëse ai mendon se nuk mund të përmirësojë asgjë, atëherë fshijeni nga lista e floktarëve.

kosovarja.ch