9 gjërat që kurrë nuk duhet ti bëni në një intervistë pune

Vetëm nëse me të vërtetë nuk e dëshironi punën …

1. Mospërfillje në veprime

Intervistuesi juaj përpiqet t’ju jap dorën për përshëndetje dhe befas i derdhet kafeja në duart e tij. Keni kujdes kur pini kafe dhe zgjedhni kohën e pushimit, mos u bëni neglizhent dhe të ju përfundojë filxhani i kafesë para tavolinës së tij. Tjetërkush vendos rregulla këtu!

2. Rrotullim në karrige

Nëse keni rastin të zgjedhni të uleni në një karrige që nuk rrotullohet, atëherë bëjeni. Pasi të intervistuarit që janë nervozë luhaten aq shumë dhe rrotullohen në karrige, saqë mund të dyshohet për ndonjë dëmtim të trupit.

3. Komunikim i tepruar

Pa marrë parasysh se sa i hapur është personi që ju interviston, ti dërgoni email duke e krahasuar si shok i ngushtë i juaji, është shumë joprofesionale dhe e pahijshme. Mbani distancë në ton dhe sjellje, që të shquheni me stil të lartë.

4. Anashkaloni pirjen e duhanit para intervistës

Sigurisht që do jeni në kontakt të afërt me intervistuesin, andaj aromat e rënda si ajo e duhanit, janë të padëshirueshme në një vend të tillë. Mos ndizni cigare para intervistës dhe kursejeni veten nga maskimi me parfum, kjo nuk do të funksionojë aspak.

5. Veshja jo e duhur

Provoni veshjen që keni zgjedhur për intervistë pune disa ditë më parë. Nëse nuk ndjeheni komod, padyshim që edhe të tjerët nuk ndihen mirë. Çelësi është të visheni mirë dhe jo vetëm sipas modës. Shmangni rrobat shumë të ngushta dhe të parehatshme, por edhe ato shumë të gjera e të papërshtatshme.

6. Tregoni sjellje të mirë

Bëhuni miqësore dhe e sjellshme në zyrë – jo vetëm para intervistuesit, përndryshe askush nuk do të ju besojë se do silleni mirë me klientët potencialë.

7. Mos e përdorni celularin gjatë intervistës

Fikeni celularin para se të arrini në intervistë. Nëse ju cingërron në mes të bisedës, tingëllon shumë si mospërfillje, andaj bëjeni pa zë ose thjeshtë injoroni thirrjet.

8. Prekja e stilolapsit vazhdimisht

A jeni tip nervoz? Hiqni gjithçka që keni para vetes, gjë që mund të ju shpërqëndrojë nga biseda me intervistuesin, por edhe vet atë. Vendosni stilolapsin në tavolinë apo mbajeni në çantë, si dhe mbani duart larg gjësendeve që mund të hasni aty.

9. Ndërrimi i këpucëve

Ndrroni këpucët që ju pengojnë para se të arrini në zyrë. Mos e bëni këtë në banjon e objektit ku intervistoheni apo para syve të tij. Na vjen keq, por askush nuk dëshiron të shohë këmbët tuaja.

kosovarja.ch