19.2 C
Priština
More

    9 antibiotik natyral që mbrojnë nga e ftohura

    spot_imgspot_img

    Sado që provoni ta forconi imunitetin tuaj dhe të afërmve të juaj, nganjëherë përsëri mund të vijë deri tek infeksioni. Në këtë rast medicina rekomandon marrjen e antibiotikëve. Fatkeqësisht, antibiotikët nuk janë të pa dëmshëm, sepse bashkë me bakteret patogjene shkatërrojnë edhe miliona baktere të ‘mira’, të cilat janë të nevojshme për punën e rregullt të tretjes. Por ekziston alternative- antibiotikët natyral, të cilët njëjtë ju ndihmojnë tek infeksionet, dhe nuk janë të dëmshëm për shëndetin.

    Ekstrakt të farave të grejp frytit

    Ekstrakti i farave të grepit apo citrofiti janë antibiotik natyral të fituara nga fara e grepit. Kaherë është vërejtur që diçka në grep ndikon tek bakteret, viruset, kërpudhat dhe parazitët. Kjo substancë e çuditshme është relativisht e lirë dhe mund të përdoret si jashtë ashtu dhe brenda. I ndihmon njerëzve dhe kafshëve. Deri tani bakteret nuk e kanë zhvilluar rezistencën në këtë antibiotik natyral.

    Hudhra

    Nga shumë të mira që i ka hudhra më të njohura janë aftësitë e saj për antibiotik. Nga historia e marrim vesh që hudhra përdoret kundër luftës së kugës dhe epidemive tjera. Përbërësit e saj prej antibiotiku janë të dëgjuara tash e sa shekuj. Në shekullin 19 Luis Paster në kushte laboratori ka vërtetuar që hudhra mbyt bakteret, viruset dhe kërpudhat. Për dallim nga antibiotikët modern, bakteret nuk zhvillojnë rezistim në hudhër.

    E argjendta koloride

    Uji kolorid i argjendtë është natyral, i sigurt, antibiotik jo helmues, efikas dhe shkatërron më shumë se 650 shkaktarë të sëmundjeve, përfshirë viruset, bakteret dhe kërpudhat. Para vitit 1934, kur është zbuluar penicilina, e argjendta ka qenë ilaçi i vetëm për shumë sëmundje. Në vitin 1983 Ministria e Shëndetësisë në SHBA e ka pranuar të argjendtën kolorite si ilaç jo të dëmshëm, i cili mund të merret pa recetë. Megjithatë, me zhvillimin e shpejtë të industrisë, e argjendi ka rënë në harresë. Shkencëtarisht është e vërtetuar fuqia e ujit të argjend kolorido-jon, si substancë antibiotike dhe përbërës efikas kundër shumë infeksioneve.

    Ehinacea

    Ehinacea rrjedh nga Amerika veriore. Fletët dhe rrënjët e kësaj bime gjithmonë i kanë përdorur indianët si ilaç për çfarë do varre. Ehinacea parandalon infeksionin dhe forcon organizmin në atë mënyrë sa që organizmin e shtynë të prodhojë limfocite. Limfociti është qeliza më e vogël e indit lidhës, e cila ka rol mbrojtës në prodhimin e antitrupave dhe merr pjesë në përgjigjet imune. Në këtë mënyrë ehinacea ia arrin të ndalojë sëmundjet dhe dukshëm i shkurton ato. Ehinacea forconsistemin mbrojtës në mënyrë natyrale, duke ndaluar bakteret, e veçanërisht infeksionet virusale. Veçanërisht është e ndikushme në ftohje, teshtitje, kallje të veshit dhe gjendjeve gripoze.

    Propolisi

    Propolisi është materie rrëshinore, e cila bëhet me përpunimin e lëngjeve të bimëve, të cilat bletët i mbledhin në bimë të ndryshme. Bletët propolisin e përdorin për higjienë të zgjasë- që ta mbrojnë nga furacaku, duke përfshirë edhe infeksionet. Zgjuaka e bletëve është e njohur si vendi më i sterilizuar në natyrë- e gjitha kjo duke iu falënderuar propolisit! Njerëzit kaherë e përdorin propolisin si antibiotik natyral, i cili mbron nga bakteret dhe forcon imunitetin. Për dallim nga antibiotikët e thjeshtë, propolisi ndikon edhe në viruse. Hulumtimet tregojnë, që marrja e propolisit në sezon të gripave dhe ftohjeve zvogëlon rrezikun e sëmurjes nga këto sëmundje deri në 53 për qind. Propolisi është efikas edhe në shërimin e kollës, kallje së fytit, sinuseve dhe bajameve. Kremi nga propolisi është përbërës i shkëlqyeshëm për shërimin e baktereve kërpudhore dhe infeksioneve të lëkurës.

    Vitamina C

    Njerëzit kaherë i kanë të njohura dobitë shëruese e vitaminat C. Vitamina C është antioksidan natyral, i cili luan rol specifik në mobilizimin e mbrojtjes së forcës së organizmit tonë. Ky vitaminë është mbreti i preventivës dhe kush e përdorë ka përparësi të madhe në sezonin e gripave dhe ftohjeve. Janë bërë shumë hulumtime për ndikimin e vitaminës C në viruse e baktere, të cilat kanë vërtetuar që vitamina C është në vend të parë kur bëhet fjalë për preventivë të infeksioneve. Hulumtimin interesant ka qenë edhe ai i dr. Fred Klener i cili e ka përdorur vitaminën C intravenave. Kërkimet e tij kanë vërtetuar ndikimin e vitaminës C në viruse dhe baktere, por edhe në toksina (helmin e gjarprit).

    Vaji i rigonit

    Vaji i fituar nga gjethi i rigonit përmban përbërës shërues carvacrol, i cili posedon përbërës të jashtëzakonshëm të antibiotikut. Hulumtimet e Universitetit Xhorxhtaun kanë treguar që vaji i rigonit lufton me infeksionet njëlloj si antibiotiku klasik. Për tani është e vërtetuar që vaji i rigonit ndikon kundër 25 baktereve të ndryshme, përfshirë bakteret të cilat kanë zhvilluar rezistencë në antibiotikët modern.

    Ekstraktet e fletës së ullirit

    Substancë e çuditshme, e fituar nga fleta e ullirit, e ka marrë emrin oleuropein. Ekstrakti i fletës së ullirit është i njohur për aftësi anti-mikrobe, të cilat mbrojnë ullirin nga mikroorganizmat patogjene. Fleta e ullirit, ndikon anti kalljeve dhe lehtëson dhimbjet. Gjithsesi rekomandojmë që ekstrakt të fletës së ullirit të mbani në shtëpi.

    Astragalus

    Astragalus (Astragalus membranaceus) është bimë e cila është shumë pak e njohur tek ne. Në Azi astragalus përdoret më shumë se 2000 vjet për forcim të imunitetit dhe mbrojtje nga gripi dhe ftohja. Kjo bimë ndikon në mënyrë që stimulon me prodhim të interferoneve, të cilat forcojnë aftësinë e organizmit që të luftojë me infeksione. Astragalus ka ndikim anti bakterial dhe anti kalljes, përmban antioksidant, forcon imunitetin, ul shtypjen e gjakut dhe parandalon diabetin.

    Këto antibiotik natyra janë mjaftueshëm të fortë dhe mund të zëvendësojnë ilaçet. Megjithatë, nëse jeta juaj është në rrezik, ju rekomandojmë që mos të përdorni ilace me mendjen tuaj. Takoni mjekun tuaj që të ju caktojë terapinë dhe ta përcjellë shërimin tuaj./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...