2.8 C
Priština
More

    8 pyetjet që duhet t`ia parashtroni para se të shkoni në shtrat me të

    spot_imgspot_img

    Pa marrë parasysh se çfarë na mësojn filmat, nuk është vështirë të vendoset se kur duhet të keni seks për herë të parë me një mashkull. Mirëpo, pa marrë parasysh se sa pritni, janë disa pyetje që duhet t`i parashtroni.

    1. A je i testuar?

    Sëmundjet seksualisht të transmetueshme nuk janë shaka andaj duhet marrur me seriozitetin më të madh. Kur pyetni ndonjë mashkull se a është testuar, ai do të kuptojë se jeni duke folur vetëm për HIV, mirëpo ju duhet të insistoni të kuptoni nëse ekziston mundësia të ketë edhe sëmundje tjera, më pak të rrezikshme mirëpo problematike.

    1. A është i martuar?

    Qoftë edhe lidhje avantureske, duhet të dini nëse shihet edhe me femra tjera. Normalisht që mashkulli i martuar nuk do ju tregojë, mirëpo nëse eparashtroni pyetjen direkt, do të vëreni sinjalet nëse gënjen.

    1. A ju pëlqen puna që bëni?

    Mos i parashtroni këto pyetje menjëherë, nuk jeni duke e marrë në pyetjem mirëpo pas disa pyetjeve specifike është e vështirë të gënjehet. Nëse gënjen për diçka të rëndësishme siç është puna e tij, kushtoni rëndësi sjelljeve kur pyetjet bëhen më të thella.

    1. Jepni lëvdata

    Lëvdatat janë gjithçka, nëse doni t`ia shihni arrogancën. Një person normal, modest, do të marrë komplimentet me përulje ndoshta edhe do të turpërohet. Mirëpo dikush që është arrogant, pas lëvdatave do të fillojë të tregoj të bëmat e tija legjendare…

    1. A je mik me ish të dashurën?

    Mund të jetë e pazakontë për një mashkull të tregojë për të kaluarën e tij, mirëpo nëse flet me rrëspekt për ish-in e tij atëherë do ju rrespektojë edhe juve.

    1. Ditë e mërzitshme, apo jo?

    Kur nuk ka flokët e rrëgulluara, është mirë t`a provokoni me pyetje të tilla. Këto ngacmime është mirë ti bëni në bar apo tjetër vend publik, para se të bëheni intime me të, pasiqë në këto provokime ai do e tregojë personalitetin e tij të vërtetë. Nuk ka nevojë të jeni e ashpër dhe t`a ofendoni, vetëm t`a ngacmoni pak që të kuptohet se a jeni duke dalë me psikopat apo me djalosh të zakonshëm, normal.

    1. Cilat janë pritjet e mia?

    Parase të shkoni në shtrat me të është mirë të flisni se çfarë kërkoni nga ai. Meqenëse e romantizoni seksin para se të ndodh, pritjet e juaja janë të larta. Kjo gjë mund të shkaktojë dëshprim të madh nëse pritjet nuk ju realizohen, andaj është më mirë të flisni hapur. Emocionet e forta shfaqen kur gjërat ndodhin papritur, qoftë të mira apo të këqija.

    1. A jam dakord të vazhdoj të shihemi prap?

    Ndonjëherë është e vështirë të jeni e sinqertë me vetveten rreth asaj se a mund të menaxhoni lidhjen. Mirëpo, duhet të dini se çfarë dëshironi dhe të veproni konform dëshirave që i keni./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...