6 shenjat e qarta se ish partneri ju dëshiron përsëri

spot_imgspot_img

Thënë sinqerisht, ndarjet ta shpifin. Ato na bëjnë të ndihemi të mërzitur, të pashpresë dhe të frustruar. Megjithëse mund të jetë shumë e tmerrshme, disa ndarje nuk zgjasin përgjithmonë.

Shihni më poshtë 6 shenjat nëse i përshtaten situatës suaj. Ata mund të meritojnë një shansë të dytë.

  1. Ish i dashuri ju kontakton për arsye të vogla. Çiftet që ndahen, duan të qëndrojnë larg njëri-tjetrit – dhe zakonisht nuk kontaktojnë ish partnerët e tyre. Por, kur ish i dashuri ju kontakton, është e mundshme që ata përpiqen të rihapin linjat e komunikimit. Kjo është veçanërisht e vërtetë nëse arsyet e kontaktit me ju janë të një rëndësie shumë të vogël apo të pakuptimtë, si psh. ju thërret për t’ju pyetur për ndonjë recetë të mamasë suaj.
  2. Ish i dashuri juaj pyet për ju. Interesimi i pandërprerë për ju, lë të hapur çështjen se ka ende ndjenja të trazuara. Kështu, nëse ish i dashuri pyet rreth jush përmes miqve, familjarëve apo edhe të afërmve – ata mund të pendohen për ndarjen e shkaktuar.
  3. Ish i dashuri vrapon pas jush. Ish partnerët vazhdojnë të vrapojnë pas njëri-tjetrit, veçanërisht nëse jetojnë në të njejtën lagje apo ndajnë të njejtin rreth shoqëror. Por, nëse e rastisni ish të dashurin ngado që shkoni, në dyqan ushqimor, yoga apo edhe në zyrë- ata mund të përdorin çfarëdolloj rruge vetëm që të përplasen me ju “aksidentalisht”.
  4. Ish i dashuri sillet me ju sikur jeni takuar për herë të parë. Shumica e lidhjeve kanë një fazë muaj mjalti – një fillim ku gjithçka duket aq romantike dhe ju bëni aq shumë gjëra të këndshme për njëri-tjetrin. Kthimi i kësaj mënyre të sjelljes sërish mund të jetë shenjë se ai prap do të ju bëjë të njejtën gjë.
  5. Ish i dashuri juaj bën përpjekje për të ndryshuar veten. Gjithmonë ka një arsye pse lidhja juaj përfundon, pavarësisht a është faji i përbashkët apo i tjetrit (si psh. tradhtia). Ju mund të vëreni se njerëzit zakonisht nuk ndryshojnë për dikë tjetër, vetëm për veten, e kjo do të thotë shumë nëse ai ndryshon për ju.
  6. Ish i dashuri juaj ju tregon. Nëse me të vërtetë is hi dashuri juaj dëshiron të ju kthehet, ai thjeshtë do t’ua thotë juve./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Kopshti — larja dhe ruajtja e rrobave: teknika të shpejta për ta mbajtur garderobën si e re

Udhëzues praktik për të lani, tharë dhe ruajtur rrobat në mënyrë që garderoba të duket si e re, me këshilla mbi përdorimin dhe magazinimin e produkteve të larjes në mënyrë të sigurt.

Koleksione — si të dalloni materialet (natyrale vs sintetike) dhe të zgjidhni copa që zgjasin

Njihni dallimet bazë midis materialeve natyrale dhe sintetike, ndikimet e tyre mjedisore sipas raporteve evropiane dhe si të zgjidhni copë veshjesh që qëndrojnë më gjatë dhe janë më të ripërdorshme.

Kosovarja — pasditet familjare 20–30 minutëshe për ruajtjen e gjuhës dhe tregimeve shqipe në diasporë (Zvicër)

Udhëzues praktik për familjet shqiptare në Zvicër: aktivitete 20–30 minutëshe që lidhin, stimulojnë mësimin e gjuhës dhe mbështesin zakonet e ushqimit të shëndetshëm për fëmijët.

Trend: Si të njihni fibrat dhe të zgjidhni rroba që zgjasin — udhëzues praktik për gra dhe familje

Si të njihni fibrat dhe të blini rroba që zgjasin: një udhëzues praktik për të lexuar etiketat, inspektuar qepjet, bërë prova në dyqan dhe verifikuar politikën e riparimit — bazuar në udhëzimet e BE-së dhe analizat mjedisore evropiane.