Është e njohur se frutat arrore janë shumë të shëndetshme, studimet e reja kanë nxjerrë përfundim se këto fruta e zgjasin jetën dhe e ulin rrezikun e sëmundjeve si kanceri, sëmundjet e zemrës dhe ato të frymëmarrjes.

Shkencëtarët kandë deklaruar se këto fruta kanë efekt tejet pozitiv tek femrat dhe nëse konsumohen rregullisht ndikojnë pozitivisht në organizëm sikurse 4 orë vrapim në javë.

Mbrojnë sistemin kardiovaskular

Frutat arrore janë burim i pasir i acideve të pangopura yndyrore, përmbajnë omega 3 dhe yndyrëra që mbajnë nivelet normale të kolesterolit kështuqë e mbrojnë zemrën. Studjuesit në Harvard kanë konstatuar se, femrat që kanë probleme me zemrën dhe që konsumojnë rregullisht fruta arrore apo produkte nga ato, në krahasim me femrat që kanë konsumuar vetëm një porcion në javë, gjasat për sulm në zemër i kanë të përgjysmuara. Këto fruta kanë efekt pozitiv në sistemin kardiovaskular edhe tek meshkujt, rregullojnë punën e zemrës dhe sjellin rrahjet e zemrës në normale.

Ulin rrezikun nga diabeti

Bajamet, kikirikët, lajthtë, fëstëku, arra dhe frutat e ngjashmejanë përplot me minerale dhe mangan të cilët janë të nevojshme për funskionimin efikas të organeve, duke e bërë jetën më të gjatë dhe kualitative, përmirësojnë memorien, forcojnë zemrën, tek femrat mbajnë balansin e hormoneve dhe pengojnë paraqitjen e kancerit. Këto fruta kanë ndikim pozitiv edhe tek parandalimi i kancerit të gjirit dhe kur konsumohen në sasi të kufizuara e ulin rrezikun nga diabeti.

Kundër depresionit

Vitamina E që gjendet tek këto fruta përmban një antioksidant që ka një rol pozitiv në përforcimin e sistemit imunitar. Është e njohur se pacientët e diagnostifikuar me depresion kanë mungesë të vitaminës E në organizëm, andaj është e rëndësishme për organizmin që të sigurohet sasi e mjaftueshme e kësaj vitamine.

Frutat arrore janë një superushqim i vërtetë pasiqë mbrojnë trefish nga depresioni, janë të pasura me proteina dhe aminoacide, yndyrëra të shëndeta dhe triptofan që ngrit nivelet e serotoninës i njohur si hormoni i lumturisë. Në këto fruta ndodhen edhe sasi të konsiderueshme të magneziumit i cili absorbohet vështirë nga ushqimet, e që është i rëndësishëm për luftën e përditshme kundër stresit.

Kundër pagjumësisë

Studimet tregojnë se personave të rritur u duhen 7,5 orë në ditë gjumë mirëpo duhet t`i kushtoni rëndësi edhe kohës kur e bëni gjumin. Problemet me gjumin mund të shkaktojnë probleme tjera shëndetësore si dhe të çrregullojë rutinën e jetës dhe të shkaktojë stres. Arrat dhe bajamet janë më të mira për një gjumë të lehtë sepse janë të pasura me triptofan, aminoacidi që transformohet në serotoninë, përveç kësaj përmban magnezium dhe melatoninë.

Për memorje më të mirë

Këto fruta sikurse bajamet, arrat, lajthitë, arrat braziliane dhe kikirikat, janë të pasura me vitaminë E e cila ndikon pozitivisht edhe në aftësitë intelektuale dhe ruan shëndetin mental pasiqë përmbajnë omega 3 acide yndyrore që janë të nevojshme për funskionimin e rregullt të qelizave në tru. Megjithatë këto fruta nuk duhet të konsumuar shumë pasiqë janë tepër kalorike, nevojat ditore të omega 3 mund ti plotësoni me ngrënien e vetëm shtatë arrave.

Për sy më të shëndetshëm

Vitamina E dhe omega 3 janë përbërësit kryesorë në kikirikë, është e vërtetuar se vitamina E riparon enët e gjakut në su që mund të shkaktojnë verbërinë.

Rregullimi i peshës dhe dobësimi

Këto fruta ndihmojnë edhe në rregullimin e peshës trupore, studimet e reja kanë treguar se personat që konsumojnë rregullisht fruta arrore kanë rritje më të vogël të peshës trupore. Në një studim tjetër, personat kanë ngrënë 120 fëstëk çdo ditë gjatë 3 muajve dhe në këtë periudhë nuk kanë shtuar aspak peshë, arsyeja qëndron në atë se frutat arrore ju mbajnë të ngopur dhe ndihmojnë në djegien e yndyrës pasiqë përmbajnë përbërës që përshpejtojnë metabolizmin.

Regjenerojnë lëkurën

Këto fruta janë të pasura me yndyrëra të shëndetshme që ndihmojnë në hidratimin e lëkurës dhe me atë e pengojnë plakjen. Janë perfekte për personat që kanë lëkurë të ndijshme pasiqë përmbajnë vitaminë E, një antioksidant i fuqishëm që mbron lëkurën nga stresi oksidues dhe plakja e parakohshme. Arrat janë një aleat i rëndësishëm për fytyrën tuaj pasiqë omega 3 qetëson ndezjet dhe pengon paraqitjen e puçrrave, hidraton lëkurën dhe e mbron nga rrezatimi UV.

kosovarja.ch