8 fakte që duhet të dini rreth libidos suaj

spot_imgspot_img

Kemi pyetur Dr. Nancy Simpkins, si dhe konsulenten interniste dhe mjekësore në New Jersey që punon rreth çështjeve të libidos tek gratë gjatë periudhës së shtatzënisë, menopauzës dhe depresionit, dhe gjithçka që duhet të dini për epshin tuaj seksual.

  1. Sa më shumë testosteron, aq më i lartë është epshi apo libidoja. “ Meshkujt kanë sasi më të mëdha të testosteronit në krahasim me femrat më të moshuara gjatë menopauzës, gjë që mendohet të kontribojë në uljen e libidos seksuale me anë të moshës”.
  2. Femrat arrijnë kulmin seksual më vonë se meshkujt. Përgjithësimi se femrat arrijnë kulmin e libidos së tyre në moshë 32 vjeçare ndërsa meshkujt përreth moshës 18 vjeçare, është e vërtetë sipas Dr. Simpkins. “Libidot janë personale për çdo person por mendohet se meshkujt arrijnë kulminacionin e libidos më herët se sa femrat si rezultat i hormoneve. Femrat gjatë moshës riprodhuese kanë konflikt në epsh duke u bazuar në ovulacion, shtatzëni dhe pas saj. Meshkujt e rinj me sasi të madhe të testosteronit arrijnë kulmin me dëshirat e tyre seksuale”.
  3. Nuk ka gjë më të mirë se ushqimet afrodiziake (përforcuese). Asnjë lloj ushqimi nuk është vërtetuar për të rritur epshin, por “ndoshta ideja e një darke të mirë diku jashtë mund të ju ndihmojë dhe qetësojë”, thotë ajo.
  4. Por, një dietë e ushqimeve që rrit qarkullimin e gjakut ndikon edhe në rritjen e libidos suaj. përmbledhni në dietën tuaj ushqime të shëndetshme dhe antioksiduese, si salmon, dredhëza, manaferra, asparagus, fasule dhe bishtajore.
  5. Pini deri dy pije minimum. “Alkooli është i dëmshëm për libidon tuaj dhe funksionon si depresant për sistemin nervor. Duke e thënë këtë, nëqoftëse ankthi ndikon negativisht në shëndetin tuaj seksual, një sasi e vogël e alkoolit mund të ndihmojë”. Çdo gjë që ul qarkullimin e gjakut si pirja e duhanit, është kundërproduktive, por ju veçmë e dini.
  6. Libidoja juaj arrin kulmin gjatë ovulacionit. Kombinimi i estrogjenit të lartë dhe testosteronit gjatë ovulacionit shpie në dëshirë të lartë seksuale, e cila është më e madhe nëse përpiqeni të ngeleni shtatzënë, përndryshe jo aq shumë.
  7. Shtatzënia rrit libidon tek shumica e femrave. “Baza e kësaj rritje është për shkak të niveleve të larta të hormoneve në gjak. Përveç kësaj, psikologjikisht nuk ka asgjë të keqe të qenurit shtatzënë dhe të relaksoheni e ti gëzoheni seksit”.
  8. Antidepresantët nuk ju ndihmojnë. “Shumica e medikamenteve nuk ndikojnë në dëshirën seksuale në përjashtim të anti-depresantëve. Disa nga studimet tregojnë se pilulat rrisin libido, ndërsa disa thonë se e zvogëlojnë atë. Duhen bërë më shumë hulumtime dhe definitivisht flisni me mjekun tuaj për të gjitha efektet anësore”.

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Dekorime — Rregullimi i hyrjes së shtëpisë: zgjidhje funksionale për mikpritje familjare

Si të organizoni hyrjen e shtëpisë për një mikpritje të sigurt dhe praktike, duke reduktuar rreziqet nga produktet kimike dhe duke ditur si t9u përgjigjeni në rast nevoje.

Make-up: Udhëzues praktik për kategorizim, ruajtje dhe kontroll të afateve të kozmetikës

Udhëzues praktik për kategorizimin, ruajtjen dhe verifikimin e afateve të përdorimit të kozmetikës. Si të lexoni etiketat, si t’i organizoni produktet në mënyrë të sigurt dhe kur të kërkoni ndihmë profesionale.

Udhëtime: Udhëzues i qartë për përgatitjen e bagazhit të dorës — pa rregulla të paverifikuara kompanish

Udhëzues praktik për përgatitjen e bagazhit të dorës me fokus në dokumentet, deklarimin e mallrave dhe verifikimin e informacionit zyrtar. Sugjerime për përdorimin e aplikacioneve zyrtare dhe kontaktet konsullore.

Shoqeria‑Familja: Rituali i përditshëm 20‑minutësh pa telefona për të afruar brezat

Një udhëzues praktik për një ritual të përditshëm 20‑minutësh pa telefona që ndihmon të forconi lidhjet ndërbrezore, të përmirësoni komunikimin dhe të krijoni një hap të sigurt për ndarjen e ndjenjave.