3 C
Priština
More

    7 ushqime që nuk duhet kurrë t’i konsumoni nëse dëshironi bark të sheshtë

    spot_imgspot_img

    Largoni dhjamin e barkut për të mirën tuaj…

    Mish i kuq

    Ju ndoshta mund të keni qëllime të mira për të rritur konsumin e proteinave dhe duke mbajtur mënyrën e të ushqyerit me karbohidrate të ulëta, por nëqoftëse ju merrni proteina nga burime të gabuara, atëherë kjo mund të shkaktojë rritjen e dhjamit në zonën e barkut. Mundohuni t’i përmbaheni proteinave si mish peshku, pule dhe largohuni nga mishi i kuq.

    Sheqeri

    Sheqeri ka shumë efekte negative në trupin tuaj, pra edhe nuk është fare çudi pse ndërlidhet me krijimin e trashësisë apo dhjamit në bark. Të largoni sheqerin përfundimisht mund të jetë ndoshta paksa e pamundur, por të paktën mundohuni të limitoni sasinë e tij duke kontrolluar përbërjen në ushqime të paparishkuara si jogurt, lëng frutash dhe kafe.

    Alkoholi

    Edhepse thuhet se vera e kuqe ka përfitime shëndetësore, fatkeqësisht kaloritë e marra nga alkoholi ruhen pjesërisht si shtresë e dhjamosur rreth barkut, andaj si çdo konsum tjetër mundohuni të kontrolloni konsumin mesatar.

    Ushqime të paketuara

    Sigurisht që ju e dini se ushqimet e paketuara dhe të përpunuara janë të këqija për ju për shkak të sasisë së madhe të natriumit dhe sheqerit që përmbajnë, por ka një arsye tjetër që nuk duhet konsumuar ato: yndryrnat e tepërta.

    Karbohidrate të rafinuara

    Ju nuk duhet të ulni sasinë e karbohidrateve për të qenë të shëndetshëm, por që duhet të zgjedhni karbohidratet e duhura. Karbohidratet e rafinuara që janë të ulët në fibra dhe vlera ushqyese kanë treguar se rrisin dhjamin rreth barkut, ndërsa drithërat të pasura me fibra mund ta reduktojnë atë.

    Djathi

    Nuk ka dëshirë më të madhe se konsumi i të gjithë produkteve të djathit, por meqenëse mund të përmbajë yndyrna të ngopura, konsumi i tepërt mund të ndikojë më së shumti në pjesën e trupit që ju nuk dëshironi: zona rreth barkut. Por, pasi nuk mund ta paramendojmë jetën pa konsumin e djathit, të paktën mundohuni të hani mesatarisht duke mos e tepruar, dhe largoni urinë me yndyrna të shëndetshme që mund të gjenden në salmon, vaj dhe arra.

    Qumësht dhe produkte të qumështit

    Shumica e njerëzve mund të kenë pengesë në tretjen e laktozës në produktet e qumështit, gjë që mund të përkeqësojë tretjen tuaj duke shkaktuar gazra dhe fryerje të barkut. Për më tepër, nëse konsumohet në sasi të tepruar, produktet e qumështit mund të shkaktojnë shtresimin e yndyrnave rreth barkut./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...