4.4 C
Priština
More

    7 problemet rreth menstruacioneve për të cilat nuk duhet të turpëroheni

    spot_imgspot_img

     

    Për shumë pjesë të botës, menstruacionet janë ende një fenomen i fuqishëm, i çuditshëm dhe i friguar. Që nga paragjykimet antike se femra me menstruacione është helmuese mjaftueshëm për të vrarë bletët e deri tek femra me menstruacione e paraqitur si përbindësh.

    Ideja e turpërimit për diçka që i ndodh gati se çdo femre të rritur në planet është qesharake, mirëpo edhe e manifeston sundimin shumë-shekullor patriarkal. Trupi i femrës konsiderohet si tabu, si një çështje për të cilën nuk guxojmë të flasim, ndërsa femra duhet të mirret me punë të tjera sikurse punët e shtëpisë, krijimi i familjes dhe aspak nuk duhet të kujdeset për veten dhe nevojat e saj.

    Ja shtatë gjërat për të cilat nuk duhet të turpëroheni nëse ju ndodhin.

    1. Paraqitja e gjakut tek rrobat

    Njollat e gjakut janë të turpshme, në fillim, mirëpo pas një kohe janë të rralla dhe lehtë të manevrueshme. Nëse ju ndodh, nuk është fundi i botës, lidheni xhemperin në bël, ndërroni xhinset dhe vazhdoni me jetën!

    1. Gjakosja gjatë seksit

    Femrat janë urdhëruar të jenë gjithmonë të gatshme për të plotësuar nevojat e mashkullit të tyre, andaj kur vinë menstruacionet ato ndjehen sikur po e tradhëtojnë partnerin. Edhepse nuk preferohet seksi gjatë kësaj periudhë, nëse partneri juaj insiston dhe përballet me disa njolla gjaku nga vagina juaj, nuk është edhe aq e turpshme pasiqë vetë ka qenë i vetëdijshëm se mund të ndodhte kjo.

    1. Kërkimi i ndjeshmërisë më të madhe në seks

    Periudha menstruale kërkon që të jeni më e kujesshme me ndjenjat tuaja, edhe në qoftë se jeni një person që i përmbush të gjitha dëshirat e partnerit, gjatë periduhës së menstruacioneve duhet të bëni si të ndjeheni më mirë. Kjo është ashtu pasi që indi i zverkut është i butë, astari i mitrës është kudo dhe jeni e ndjeshme deri në maksimum, andaj partneri duhet të jetë i kudjesshëm.

    1. Blerja e çokollatës, tamponëve dhe pilulave kundër dhembjeve në të njejtën kohë

    Lidhja mes çokollatës dhe pilulave për lehtësim të dhembjeve, posaqërisht tek femrat, është shkencë e vërtetuar. Endorfina që lirohet nga çokollata sjell deri tek ndjesia e kënaqësisë karshi dhimbjes, qoftë edhe nëse është e përkohshme.

    Nuk duhet të turpëroheni kur shkoni në shitore për këso gjërash, ju jeni e rritur dhe nuk duhet të shqetësoheni për asgjë tjetër pos për mirëqenien tuaj.

    1. Kërkoni nga partneri të blejë për ju gjërat e nevojshme gjatë menstruacioneve

    Nuk e kuptojmë as pse turpërohemi nga kjo kërkesë, partneri juaj aspak nuk duhet të turpërohet kur e bën një gjë të tillë për ju. Gjëja e vetme që duhet të ju brengosë është nëse ai e di se cilin produkt e përdorni, andaj shpjegohuni mirë.

    1. I pranoni pavërtetësitë nga e kaluara në lidhje me menstruacionet

    Mënyra se si çlirohemi nga pavërtetësitë është duke folur për ato, është në rregull nëse në fillim të paraqitjes së menstruacioneve nuk keni qenë e informuar mirë dhe keni besuar gjithçka. Një nga bestytnitë më të zakonshme nga antika është ajo se femra me menstruacione duhet të izolohet nga të tjerët pasiqë në atë periudhë është e ligë .

    1. Të flisni me mjekun për menstruacionet

    Të flisni me mjekun për një çështje të zakonshme shëndetësore siç janë menstruacionet, nuk është aspak turp. Besoni se as mjeku nuk do të turpërohet pasiqë profesioni mjek e detyron të dëgjojë raste të pazakonta madje edhe ekstreme, andaj për një rast të tillë si menstruacionet mos u turpëro!/kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...