8.1 C
Priština
More

    7 gjërat që ndryshojnë mëmësinë kur keni fëmijën e dytë

    spot_imgspot_img

    Kur kemi fëmijën tonë të parë, ne presim që do të jemi nëna të përkryera për fëmijën tonë perfekt. Pastaj vjen fëmija i dytë, dhe përsosmëria nuk ekziston më!

    Këtu, po ju paraqesim 7 nëna të cilat zbulojnë  për revistën womenshealthmag se në çka duhet të dorëzohen dhe të adaptohen, kur të mirëpresin ardhjen e fëmijës së dytë:

    1. Veshëmbathja

    “Kam arritur të punoj gjatë kohës kur kisha vetëm një fëmijë, kështuqë fëmija im çdoherë dukej bukur i veshur – edhepse nuk kemi dalur askund! Por, kur erdhi edhe fëmija i dytë, unë nuk mundesha ta mbaj atë tempo, unë doja vetëm ti veshja diçka shpejtë e shpejtë, nuk kisha kohë për estetikë!” – Heather S., 45 vjeçe.

    1. Përcjellja e hapave të tij/saj

    “Fëmijës tim të parë, unë gjithmonë i kam qëndruar pas në përcjellje. Sa herë që i thoja vajzës të bënim diçka, ne e bënim së bashku. Por me djalin tim, nganjëherë vjen ndonjë ide por ne nuk arrijmë ta bëjmë atë. Nganjëherë mendoj se jam duke e lënë anash atë, edhepse me vajzën isha e bindur se kështu do të jetë.” – Elizabeth C, 37.

    1. Betejat që i luftoni

    “Unë gjithmonë kam besuar në luftimin e betejave dhe sfidave. Por, pasi erdhi në jetë edhe fëmija i dytë, unë thjeshtë nuk kam më kohë që të jem fituese vullnetare për çdo argument!” Për shembull, kur vajza ime katër vjeçare insiston të veshë rroba me mëngë të shkurtra kur jashtë është temperaturë shumë e ftohtë dhe unë i them të veshë rroba me mëngë të gjata, ajo lufton me mua sikur të mos i interesojë asgjë përreth. Unë vazhdoja luftimin deri sa e bindja të bënte të kundërtën, por thënë të vërtetën, me dy fëmijë nuk kam edhe aq kohë të mirrem me luftimin e betejave. Pra, tani veproj kështu, nëse me të vërtetë dëshiron të dale me mëngë të shkurtra jashtë në të ftohtë, atëherë le të delë ta përjetojë ndjesinë e të ftohit dhe ta mbajë përvojën për vete. Pastaj do i shpjegoj asaj se pse herën tjetër ajo duhet të dëgjojë nënën – dhe pas pak minutash “mësimi të gabimit” unë mund t’ja jap mënjëherë xhaketën.” Caitlin R., 38 vjeçare

    1. Planifikimi i orarit

    “Gjëja më e madhe që më ka ndryshuar është planifikimi i kohës me djalin tim. Vajza ime kishte një orar strikt të gjumit dhe asnjëherë nuk jemi devijuar nga ai orar. Por djali im gjithmonë sillet rrotull reth aktiviteteve dhe gjërave të vajzës sime dhe harron për orarin e gjumit, kështuqë unë ndihem me fat nëse ai merr një sy gjumë ashtu i përhumbur nëpër lojëra. Edhepse vajza ime është fëmijë që e respekton shumë orarin e gjumit, djali im është bërë një fëmijë shumë fleksibil!” – Stephi W., 32

    1. Zbavitja në veturë

    “Ne ishim betuar si prindër se nuk do lejonim t’iu blinim fëmijëve DVD player për në veturë. Por, pastaj lindi vajza jonë dhe ajo absolutisht nuk është një udhëtare e mirë dhe e qetë. Pra, kur ne morëm dhuratën nga Amazon për të udhëtuar një vikend, ne e dinim saktësisht se çfarë duhej për të marrë. Ishte gjëja më e mirë që e kishim blerë ndonjëherë”. – Amanda R., 35 vjeçare

    1. Rrjedha e gjërave

    “Duhej të zbatonim stile të reja dhe të shumta të prindërimit. Nuk arrinim ti përbushnim të gjitha angazhimet kur u bëmë me më shumë se një fëmijë. Duhej gjithmonë të gjenim mënyra për ti përmbushur nevojat e tyre, qofshin të planifikuara apo të rastësishme”. – Sarah L., 32 vjeçare

    1. Rregullat

    “Unë kam qenë gjithmonë ndjekëse e regullave dhe kam imagjinuar botën si shumë të zezë apo shumë të bardhë. Kur isha shtatzëne në fëmijën e parë, unë besoja se kjo ishte diçka e mirë për prindërit. Kam lexuar libra, artikuj dhe përpiqesha shumë që të mësoj të gjitha gjërat e mira. Unë pretendoja për dhënie të gjirit, fjetje në tren, përdorimin e pelenave, bërjen e ushqimit për foshnjen, ekspozimin e fëmijës ndaj Mozzart-it, ta shëtitja jashtë çdo ditë, dhe lista e gjërave vazhdon…katër vite më vonë dhe plus edhe tre fëmijë të tjerë, rregullat u zbehën nga ulërima dhe të qarat e tyre vazhdimisht. Duhej të kishte një metodë të mirë, por unë kuptova se nuk ka rregulla fikse dhe metodë të drejtë për prindërit, ekzistojnë metoda të ndryshme për secilin fëmijë dhe për çdo prind. Unë kam katër fëmijë me personalitete shumë të ndryshme: njëri ka nevojë për përkëdhelje gjatë natës, tjetri dëshiron të jetë vetëm, ndërsa njëri ka nevojë për më shumë vëmendje e tjetri ka nevojë për më shumë kreativitet. Unë kam kuptuar se kush jam, deri ku janë dhuratat dhe limitet e mia si dhe ato të fëmijëve dhe burrit tim. Unë tani e kuptoj se nuk ka vetëm të zezë apo të bardhë, por ajo që ka rëndësi është se në fund secili fëmijë ka ushqim të shëndetshëm për të ngrënë, mundësi për të mësuar dhe për t’u rritur, një mjedis të sigurtë dhe shumë, shumë dashuri”. – Tanya C., 34 vjeçare

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...