7 pyetjet që çdo çift duhet t`i parashtrojë para se të vendosë të bëjë fëmijë

spot_imgspot_img

Të bërit foshnjen është dëfruese mirëpo të pasurit foshnje nuk është punë e vogël. Duhet t`a kuptoni se me foshnjen vjen përgjegjësia dhe detyrimet e reja mund të ju ndryshojnë mënyrën e të jetuarit.

Për më shumë, kontaktuam disa ekspertë të lidhjeve dhe terapistë, që na ndihmuan të përpilojmë ca pyetje që na bëjnë të kuptojmë nëse jemi të gatshëm për foshnje. Ja disa pyetje që çdo çift duhet t`u përgjigjet para se të vendos për një veprim të tillë.

  • A e keni menduar se çfarë do të bëni me foshnjen pos përkëledhjeve?

Foshnjet janë të dashura mirëpo ata kërkojnë plan, shumë plane! Flisni se si do të kujdeseni për foshnjen, cilat hobi do i sakrifikonit, ku do të bëjë gjumin foshnja, kush çfarë pune do të bëjë. Studimet tregojnë se çiftet që përgatiten paraprakisht, kuptohen dhe janë në harmoni edhe më shumë kur lind fëmija.

  1. A e kemi kuptuar se çfarë prindër dëshirojmë të bëhemi?

A keni dashur të kishit prindër të rreptë që ju detyronin të arrini suksese? Apo do dëshironit prindër më të relaksuar që u jepnin liri fëmijëve? Komunikoni për rolet që do i luani, gjithçka me marrëveshje.

  1. Si përfundojnë zënkat tona?

A përfundojnë me përplasje të dyerve dhe me piskama, apo merremi vesh në mënyrë paqësore, pa bërë zhurmë? Prap do të keni zënka të ashpra, mirëpo para se të vijë fëmija duhet të merreni vesh që të rregulloni çështjet në mënyrë paqësore.

  1. A qeshemi shumë?

Ndonjëherë, kur sapo keni ndërruar pelenat në 3 pas mesnate, dhe një vaj i vazhdueshëm nuk ju lë të bëni gjum, e qeshura është e vetmja gjë që ju mban të fortë.

  1. Si ia dalim financiarisht?

Secili e ka shumën e ndryshme të parave që e bën të ndjehet i gatshëm për fëmijë, mirëpo shikoni llogarinë së bashku me partnerin. Rritja e fëmijës kërkon më shumë para se ç`mendoni andaj ju duhet bashkëpunim.

  1. Të dy e dëshironi këtë foshnje?

Kjo nuk është një gjë që e bëni për hatër të tjetrit, të dy duhet të jeni njësoj nëse dëshironi të bëheni familje funksionale.

  1. A jemi dakord me ndryshimet drastike në jetën tonë seksuale?

Fatkeqësisht, më pak seks pas lindjes është nevojë biologjike. Kënaquni tani, dhe sigurohuni se jeni të vetëdijshëm dhe dakord për atë që po vjen. Përkëdheljet dhe foshnja do ia vlejnë!/kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Trend: Si të njihni fibrat dhe të zgjidhni rroba që zgjasin — udhëzues praktik për gra dhe familje

Si të njihni fibrat dhe të blini rroba që zgjasin: një udhëzues praktik për të lexuar etiketat, inspektuar qepjet, bërë prova në dyqan dhe verifikuar politikën e riparimit — bazuar në udhëzimet e BE-së dhe analizat mjedisore evropiane.

Supë familjare e thjeshtë me perime sezoni — recetë dhe këshilla për drekë të shpejtë

Recetë e thjeshtë për supë familjare me perime sezoni, përgatitur shpejt dhe në mënyrë të sigurt. Përmban udhëzime për përbërës, përgatitje, këshilla ushqimore dhe higjienë në kuzhinë.

Shëndeti | Gruaja: simptomat e zakonshme dhe kufijtë kur duhet kërkuar kujdes mjekësor

Udhëzues i drejtëpërdrejtë mbi simptomat që gratë zakonisht vërejnë, sinjalet që nuk duhet injoruar dhe kufijtë se kur duhet kërkuar kujdes mjekësor, me këshilla parandalimi.

Horoskopi i ditës (argëtim) 19.09.2026 — 12 shenjat: dashuri, punë dhe mirëqenie

Horoskopi argëtues i ditës për 19 shtator 2026: një përmbledhje e shpejtë për dashuri, punë dhe mirëqenie për çdo shenjë. Lexoni më poshtë për sugjerime të përgjithshme dhe ide të thjeshta argëtuese.