10 arsyet pse vënia e emrit të fëmijëve tuaj është më e vështirë se sa lindja e tyre

spot_imgspot_img

Lindja e fëmijës është e frikshme. Ju duhet ta bëni atë, ashtu sikur edhe një milion gjëra tjera që ju vijnë në jetë! Njëri prej tyre: zgjedhja e emrit për vogëlushin tuaj i cili do ta mbajë për tërë jetën këtë emër.

Në fund të fundit, ka pengesa të panumërta mes jush, partneri dhe suksesi i emrit të fëmijës suaj. Po ju paraqesim disa nga gjërat e realitetit bezdisës për vënien e emrit të fëmijës suaj.

  1. Duhet të bini dakord për emrin me partnerin tuaj. Në vend se të merreni me gjëra tjera me rëndësi, ju duhet të pajtoheni rreth emrit të fëmijës suaj të ardhshëm – dhe kjo nënkupton se dëshira juaj për ndonjë emër të parapëlqyer nuk ju mirret në konsideratë.
  2. Tregimi i emrit të fëmijës para se të lindë mund të ju dështojë. Edhe nëqoftëse e vlerësoni mendimin e të tjerëve, të treguarit e emrit të fëmijës para se të dalë në jetë mund të arrijë deri në mendimet e të tjerëve (tezja juaj e çmendur) dhe të ju bëjë të ndiheni si e dorës së dytë.
  3. Anëtarët tuaj të familjes apo miqtë mund të ju marrin emrin e fëmijës suaj para se ju t’ia vendosni. Edhepse ju nuk dëshironi ta shpallni emrin shumë herët, ju gjithashtu rrezikoni që anëtarët e familjes apo miqtë të ju marrin zgjedhjen e emrit tauj për fëmijët e tyre. A ka ndonjë rregull për këtë?
  4. Të gjitha librat e mallkuara me emërtim të fëmijëve. Nëse më herët nuk e keni bërë këtë, tani e gjeni veten të zhytur në një nga ato libra të ngarkuara me faqe e faqe duke ofruar opsione të ndryshme që të mendoni qysh herët për emërtimin e fëmijës suaj. sa shumë ngarkesë dhe presion.
  5. Prindërit tuaj ju bëjnë presion që të përdorni emra të lashtë të familjes. Pa keqkuptim për stërgjyshin tuaj, por nuk ka asnjë kuptim që në këtë kohë modern të përdorni emra të vejtër, si psh. ta emërtoni djalin tuaj ‘Hans IV’.
  6. Të shqetësoheni në lidhje me atë se mos gjykoheni për zgjedhjen e ndonjë emri modern të fëmijës suaj. Çfarë nëse i keni menduar këto emra kohë më parë (si North dhe Blue, emra të fëmijëve të famshëm)? A janë këto emra ende në lojë?
  7. Përpjekja për të gjetur emra shumë të famshëm dhe të pazakontë nuk është edhe aq e lehtë. Ju nuk dëshironi që djali juaj të ketë emrin e njejtë me 20 nxënës tjerë të një klase, por gjithashtu nuk doni që fëmija juaj të ketë një emër që askush nuk mund ta shqiptojë. Duhet të gjeni një mes për këtë, apo jo?
  8. Emri i preferuar për partnerin tuaj është Kelly, ashtu sikur shoqja juaj në kolegj që nuk e keni dëshiruar fare. Sigurisht, është një emër i bukur, por ju nuk dëshironi që përmes emrit ta kujtoni vazhdimisht atë dhe të ju ndjek rregullisht. Asnjëherë përsëri.
  9. Duhet të mendoni edhe rreth pseudonimeve, gjithashtu. Nuk duhet të mendoni vetëm për ndonjë emër zyrtar apo formal që fëmijajuaj do të mund ta përdor me krenari në rezymetë e tij, por duhet të mendoni edhe rreth zgjedhjes së ndonjë pseudonimi që do të mund ta thërrisni atë në publik. Dyfish përpjekja për zgjedhje të emrit, dyfish stresi i vendim – marrjes.
  10. Aksidentalisht keni emërtuar macen tuaj me emrin që ju dhe partneri juaj e keni dashur 5 vite më parë. Oops, a nuk do të ishte paksa e çuditshme ta përdornit edhe tani? Besoj që po… /kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Rendi i produkteve të flokëve: si t’i vendosni, etiketoni dhe kontrolloni afatet e përdorimit

Si të organizoni produktet e flokëve në mënyrë praktike: vendosja sipas përdorimit, etiketimi për datat dhe lotet, dhe kontrollet kryesore për të shmangur dëmtimet e flokëve dhe produktet e prishura.

Parashikim argëtues ditor për 12 shenjat: dashuri, punë dhe mirëqenie (25.08.2026)

Horoskop argëtues për 12 shenjat: një parashikim i lehtë për dashuri, punë dhe mirëqenie me nuanca humori dhe sugjerime të përgjithshme për ditën 25 gusht 2026.

Checklista editoriale për festivalet: format evergreen për të verifikuar data dhe organizatorin para pjesëmarrjes

Udhëzues praktik dhe i qëndrueshëm për të kontrolluar datat dhe organizatorin e një festivali para se të blini biletë apo të paraqiteni fizikisht. Përfshin hapa që synojnë verifikimin e komunikatave zyrtare, dokumentacionit, informacionit të biletave dhe burim

Kënd studimi për një fëmijë: si ta organizoni hapësirën funksionale dhe të sigurt në dhomën e tij

Udhëzime praktike për të krijuar në dhomën e fëmijës një kënd studimi funksional dhe të sigurt: organizimi i mobiljeve, ruajtja e kimikateve dhe veprimet e para në rast helmimi, bazuar në rekomandimet e autoriteteve zvicerane.