19.2 C
Priština
More

    Maskë nga karrota për flokë dhe lëkurë më të mirë

    spot_imgspot_img

    Perimet gjithmonë janë të mira për lëkurën dhe flokët, nga brenda dhe nga jashtë. Mes këtyre perimeve është edhe karrota, me maskat e të cilës mund të heqni puçrrat, të përmirësoni lëkurën dhe të bëni flokët të duken më të shëndetshme.

    Karrotat janë përplot me antioksidantë natyror të cilët ngadalësojnë procesin e plakjes së trupit dhe janë të mira për trajtimin e lëkurës së dëmtuar. Pini lëng karrote dhe trajtoni fytyrën tuaj në mënyrë natyrore. Nëse i besoni natyrës do të mbeteni të habitur nga rezultatet.

    Puçrrat e adoleshencës

    Me lëng të shtrydhur karrote mund të triumfoni ndaj puçrrave të adoleshencës. Imtësoni  një karrotë të pastër dhe shtrydhni lëngun me dorë. Lidhni flokët tuaj në bisht dhe mbështjelleni një peshqir në kokë (që mos të dalë lëngu). Aplikoni atë me gishtat tuaj dhe leni për 20 minuta. Më pas pastroni lëkurën me ujë të ngrohtë, mund të lani atë disa herë apo të mbani një peshqir të ngrohtë  për 5 minuta në fytyrë e më pas ta fshini fytyrën.

    Hidratimi i lëkurës së dëmtuar

    Që të hidratoni lëkurën dhe ta zbutni atë, bëni një maskë me karrota dhe vendoseni në fytyrë disa herë në javë. Ju duhen: 2-3 karrota të freskëta, nga një lugë prej qumështit, mjaltit dhe vaj ullirit. Të gjithë përbërësit i përziejmë dhe i aplikojmë në fytyrë të pastër, lëreni në fytyrë për 15-20 minuta e pastaj pastrohuni.

    Dëmtimi i lëkurës ndodh për shkak të ndikimeve nga jashtë apo për shkak të ekspozimit në diell që mund të zbutet me karrotë. Bëni tonik për fytyrë nga pjesë të barabarta të lëngut të freskët nga karrota dhe nga uji i trëndafilit.

    Që të keni lëkurë të fortë që shkëlqen nga shëndeti provoni këtë maskë. Zieni karrotën dhe shtoni disa pika limoni, një lugë mjaltë dhe disa pika vaj ulliri ekstra të virgjër. Aplikoni përzierjen në fytyrë dhe në qafë, lëreni për 20 minuta dhe pastroni me ujë të vakët.

    Për flokë

    Zieni ca karrota, përzieni ato dhe shtoni pak jogurt dhe një vezë të përzier mirë. Aplikoni këtë përzierje në flokët tuaj duke i lënë për një orë ashtu, pastaj pastroni me ujë të vakët.

    Lëng i shëndetshëm

    Shumë dermatologë rekomandojnë konsumimin e rregullt të lëngut të freskët të karrotës, sepse flokëve dhe lëkurës u jep butësi, hidratim dhe rigjenerim. Nëse konsumoni rregullisht do të shihni ndryshimet, po ashtu në këtë mënyrë mbroni lëkurën nga rrezet e diellit dhe djegiet eventuale./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...